Ish-ministri, në panik pas arrestimit të zv/ministrit Klodian Rrjepaj e biznesmenit Ilir Rrapaj, siç duket e ka kuptuar qartë mesazhin e koduar që i dha Babloku dhe distancimin publik prej tij
Në konferencën për shtyp, pyetjes për përfshirjen, hetimin dhe sinjalet e arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj; kryeministri Edi Rama iu përgjigj shkurt: - Kush ka ngrënë mandarina pas shpinës time, le të shkojë të përballet vetë me drejtësinë, si të gjithë të tjerët”.
Ajo që bëri përshtypje në deklaratën e Edi Ramës për Ilir Beqajn, ishte fakti se vjedhjen në koncesionin e pajisjeve kirurgjikale, nuk e krahasoi me dardha siç ka bërë në rastin e Lefter Kokës, Alqi Bllakos, Vangjush Dakos etj., por me mandarina.
Siç duket, krahasimi është bërë qëllimisht me këtë lloj fruti, si figurë distancimi e paralajmërim arrestimi të pritshëm të ish-ministrit; ngaqë Ilir Beqaj ka plantacion mandarinash në Finiq të Sarandës, me emrin ferma: “Albania Ionian Coast Olive Oil-AICOO”.
Ish-ministri, që është futur në panik pas arrestimit të zv/ministrit Klodian Rrjepaj e biznesmenit Ilir Rrapaj; siç duket e ka kuptuar qartë mesazhin e koduar që i dha Babloku me “ngrënie mandarinash”, prandaj menjëherë pas konferencës për shtyp shkoi i alarmuar në Kryeministri.
Nuk dihet nëse e ka pritur apo jo Edi Rama, por Ilir Beqja e ka parë në rastin e Tahirit, Kokës, Bllakos, Dakos e Ahmetajt, se para arrestimit të vartësve, Babloku del shfajëson veten dhe thotë: - “Kush ka ngrënë dardha pas shpinës time, do shkojë në burg”.
Për Ilir Beqajn, që e ka përdorur në çdo tender e aferë koncesioni të shëndetësisë, Babloku i krahasoi vjedhjet me mandarina, që jo rastësisht përputhen me fermën e mandarinave, që ish-ministri i Shëndetësisë ka ngritur prej 6 vitesh në Finiq.
Edi Rama, që për shkak të detyrës ka kontakte konfidenciale me SPAK, dha sinjal të qartë për arrestimin e Ilir Beqajt, paçka deri tani u la jashtë hetimit duke paguar miliona; por SPAK, me provat që ka në dosje, nuk mund ta shpëtojë dot, mbasi është vënë përballë presionit publik në Shqipëri dhe ultimatumit amerikan për ta çuar para drejtësisë.
Edi Rama e bllokoi prej 3 vitesh arrestimin e bashkë-hajdutit të tij, por u detyrua të distancohet, mbasi e di që Ilir Beqajn e ka skeduar DASH me ndalim të hyrjes në SHBA, duke e shpallur de-facto “non grata”, ndërsa Drejtësia Amerikane e ka skeduar si oktapod të korrupsionit në Shqipëri.
Kujtojmë, që Edi Rama e falënderoi publikisht SPAK-un, ngaqë nuk arrestoi Ilir Beqajn, ndërsa më pas mbështeti SPAK-un dhe u distancua hapur prej këtij të fundit, me deklaratën shabllone: - Përgjegjësia është personale, kush ka ngrënë mandarina të përballet me drejtësinë”.
Babloku e di, që Ilir Beqja ka fermë me mandarina, ndaj e përdori si krahasim për vjedhjet e tij në aferën e pajisjeve kirurgjikale./Pamfleti
Lini një Përgjigje