Kështu e prezantuan edhe Ogerta Manastirliu e Rektori i Universitetit Mjekësor, Arben Gjata, më 6 prill 2018 kur e ftuan në Tiranë, ku e dekoruan në ceremoninë zyrtare në prezencë të 50 profesorë-doktorëve të mjekësisë shqiptare, të cilët i përuleshin, takonin, përqafonin dhe e uronin duke iu drejtuar me titullin “Profesor Staccini”...
Përveç vjedhjes 70 milionë Euro, që ish-ministri Ilir Beqja realizoi me emigrantin Ilir Rrapaj dhe italianin Umbro Staccini, duke rritur fiktivisht koston për setet kirurgjikale e sterilizimin, bashkë me Bablokun kanë bërë një mashtrim publik për ta bërë sa më të besueshme këtë vjedhje.
Në raportin e vlerësim-prezantimit paraprak për firmën “SaniService” që i dhanë koncesionin e pajisjeve kirurgjikale, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Ilir Beqja, deklaruan se kjo është kompani italiane lider, me pronar dhe drejtues Prof. Dr. Umbro Staccini, personalitet i shquar i shkencave mjekësore në Itali dhe i preferuar në Europë e SHBA.
Por faktikisht, italiani Umbro Staccini, që deri në muajin dhjetor 2015, do përlajë 140 milionë Euro nga taksat e shqiptarëve, jo vetëm nuk është “Profesor Doktor” në fushën e mjekësisë, por nuk ka as diplomë universitare si mjek i thjeshtë e për asnjë sektor tjetër.
Në dosjen e tij personale në Shtetin Italian, Umbro Staccini ka deklaruar se ka kryer vetëm shkollën e mesme shkencore “Galeazzo Alessi” në Peruxhia, që sipas faqes zyrtare, rezulton shkollë e përgjithshme teknike profesionale për shërbimet ndihmëse në mjekësi.

Mirëpo kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Ilir Beqja, para e pas dhënies së PPP-Pajisjeve kirurgjikale, madje edhe pas arrestimeve që bëri SPAK, kanë mashtruar duke e prezantuar bashkë-hajdutin Umbro Staccini, si gjoja “Prof. Dr.” e personalitet i shquar i mjekësisë botërore.
Kështu e prezantuan edhe Ogerta Manastirliu e Rektori i Universitetit Mjekësor, Arben Gjata, më 6 prill 2018 kur e ftuan në Tiranë, ku e dekoruan në ceremoninë zyrtare në prezencë të 50 profesorë-doktorëve të mjekësisë shqiptare.
Të gjithë emrat e njohur të mjekësisë shqiptare, i përuleshin, takonin, përqafonin dhe uronin duke iu drejtuar me titullin “Profesor Staçini”, madje kështu vazhdojnë ta thërrasin akoma, kur italiani që po zhvat miliona me pajisjet kirurgjikale, është vetëm me shkollë të mesme teknike.
Sepse si “Profesor Doktor” e kanë prezantuar Babloku e Ilir Beqja para e pas dhënies së koncesionit 140 milionë Euro; dhe kur Babloku thotë: “Gomari fluturon”, kështu thonë të gjithë.
E vetmja e vërtetë në lidhje me italianin Umbro Staccini në Shqipëri, është kjo: ai është pronar i 45% të koncesionit të pajisjeve kirurgjikale me dy firmat e tij fantazma “Servici Italia S.p.A” dhe “Tecnosanimed”./Pamfleti
Lini një Përgjigje