TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Shtator 2023, 09:47

Ilir Beqja në hetimet amerikane: Gomar që nuk pëllet, por "mishin" e ka të mirë!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

 

Postulatin “suksese në jetë” për atë kërriçin e vogël që nuk punonte me zell për Bablokun, nuk e kemi nga ndonjë kalë, por nga Ilir Beqja...

Altin Dumani, krijesa hibride e ambasadores Yuri Kim, llafoset nëpër fshat, se po studion truket dhe potencialet e hajdutëve që do të arrestohen këto ditë. Janë ministra, mafiozë, deputetë, kaçakë, kryetar bashkish e bandash, që Babloku i ka pagëzuar në regjistrin themeltar të shtetit: Gomarë!

Ilir Beqjas, që SPAK-u ja ka vënë syrin për ta marrë, Babloku i rri përditë pas “bishtit”, se është punëtor e nuk pëllet as kur kullotë as kur e vret samari.

Po Saliu e Iliri ku i kanë gomarët, apo mbajnë veç bagëti të imta?

Të imtat i kanë në inventar të ambasadores Yuri Kim, kurse gomarët e ngarkesave që peshojnë sa pasuritë e vjedhura dhe krimet e dehura, i kanë bashkuar me tufën e Bablokut, për t’i mbrojtur nga SPAK-u, për t’i nxjerrë të paktën në pranverën e një ambasadori tjetër, që vetëm rrugën Uashington- Tiranë, vonon ta bëjë tre-katër muaj.

Këtej, ambasadorët dhe gomarët, ca huqe i kanë.

Ambasadorët shfaqen dembelë. Nuk e luajnë as këmbën, as bishtin, as gjuhën, edhe kur jetët e skllevërve që jetuan me djajtë, shkurtohen në mes, e shpirtrat e uritur fluturojnë në qiellin e lirë me engjëjt; as kur gomerët bëjnë punën e astronautëve e në Akademinë e Skënder Gjinushit shkruhen lajme historike, nga ato që ka deklaruar publikisht kryeministri; Me mend në kokë kur votoni, çdo kualifikim për vizë amerikane, bëhet nga Partia Socialiste. Ambasadën e kemi si Charles McGonigal, mik të mirë, deri sa të na ndajnë qëllimet e veprimet.

Gomaricave u ka siguruar të pjellin në Amerikë, që kërriçët të kenë nënshtetësi atje. Sa për ligjin amerikan të lindjes, gjithë gomaricat e mafias, e kanë pj*rdhur.

Nejse, kjo është punë e tyre, e ne larg sporteleve të tyre…  

Tek e fundit, gomarët meritojnë edhe më shumë.

Janë punëtor, edhe pse lëshojnë shumë p*rdhë rrugës, kanë medalje e dekorata për barrët e rënda dhe shpejtësinë për të vënë pasuri këtej e për t’i fshehur në Amerikë e gjithandej, edhe pse, po ua tha rradakja, nuk e shtryllin trurin, por gjuajnë me shqelma të zotin.

Por të jemi korrekt, Gomarët shpesh herë  kanë burrëri më shumë se burrat e shtetit.

Kur Thesarin e Shtetit e grabiti Ilir Meta, dolën tre gomarë të fshatit Krrabë dhe lanë pa gojë hetuesit e prokurorët, diplomatët e gjykatësit, sa edhe sot besohet se gomari jo vetëm fluturon dhe di rrugët ajrore më mirë se ti, por edhe se është njohës i shkëlqyer i kodeve sekrete dhe cilësisë së floririt e diamanteve.

Po ju tha një Damë, “eja gomari im”, nuk e ka me të keq.

Ja sa të zgjuar tre gomarët që bindën prokurorët që Ilir Meta nuk e ka vjedhur Floririn.

Të tre, me një llaf vunë putrat mbi kushtetutë dhe u betuan se muarën me forcë tre fshatar që t’i ndihmojnë të ngarkojnë floririn.

Edhe nëse nuk është e vërtetuar shkencërisht nga amerikanët, mirë vepruan, i hoqën kërrabën e përgjegjësisë Ilir Metës dhe e ngritën rracën e gomarëve në zenit të lajmit planetar.

Po Ilir Beqja ç’cilësi ka, thua ti që lexon më me qejf përrallat e mia, se studimet e politikanëve e diplomatëve?

Po more po, ka cilësi të veçanta. Ndryshe nuk do merrte kaq sulme nga shqiptarët e kaq mbrojtje nga qeveritarët.

Ka transportuar dru për zjarret ku digjen dosjet e krimit, ujë e beton për kullat e Ndraghetës, bar për delet e Saliut, ilaçe për skllevërit e helm për “insektet” që pickojnë investitorët strategjikë.

Këtu po, edhe ne, pse të mos ngulim këmbë si gomari, se bie poshtë ajo shprehja, “i trashë si gomar”.

Postulatin “suksese në jetë” për atë kërriçin e vogël që nuk punonte me zell për Bablokun, nuk e kemi nga ndonjë kalë, por nga Ilir Beqja.

Në respekt të gomarëve, në Velipojë ka qenë hapur edhe një restorant me mish gomari.

Nuk është shaka, ejani pyetni.

Po ku është lokali?

Nuk e pati jetën të gjatë, se u zemëruan politikanët e pushtetarët. I thanë të zotit ta mbyllë, ndryshe mund të kishte, pse jo mund ta dënonin edhe me burg.

Shumë punë me mend, pasi kot nuk shkruante Gjergj Fishta; “Sepse i forti në armë mbërthye/ ai po kish gjithmonë arsye”.

Perëndimorët janë interesantë.

Vinin këtu e kërkonin nëpër histori arsyet, si pushtetarët pa rroga, ngrejnë resorte e hotele në pamundësi ekonomike edhe për biznesmenët e famshëm të perëndimit, prandaj edhe duhej t’i jepnim Urdhër Mbrojtjeje ambasadorit të BE-së Luigi Soreca.

Ky Soreca nuk gaboi askund, po ç’ti bësh ndonjë gomari, që nuk duron t’ja lëpish as në pjatancë të restorantit, copën e mishit nga kofshët e gomaricës, kur ngado ka pela që u shkëlqen qimja?!

Ah, si na ndihmojnë këta edhe në artikulim! Po, kuajt dhe pelat janë ndryshe.

Shalohen lehtë e janë lozonjarë. Nuk kanë zë të trashë, nuk kanë nga dy marmita, edhe tek koka edhe tek bishti, tundin vithet me lezet, hingëllijnë ëmbël edhe kur bërtasin.

Ky është sekreti që SPAK-u e ka shtuar tufën jo keq me kuaj e pela, pasi nuk duhet as talent i veçantë, as çmim i lartë për t’i shaluar.

Prokurorët dhe Amerikanët e dinë, po i hipe në kurriz një kali e t’i thuash, hë peshoju sa kilogram ke shtuar, qeshet, harliset si kallinjtë e grurit në pranverë, të bën edhe me vilë në Gji të Lalzit, apo jemi gabim, pasi as vetë prokurorët nuk i kanë te vetat vilat e tyre gjithandej?!

Po si thoni ju, më mirë të jesh prokuror mbi kalë, apo mbi gomar?!

Disa janë në kurriz të Saliut e Ilirit, disa të Shkëlzenit e Olsit, të tjerë i kanë hipur Lali Erit, Olta Xhaçkës, Taulant Ballës, Fatmir Mediut e gjthë atyre që fati po i çon në burg, sa njerëzia bëjnë edhe diferencën e thërrasin në një zë, SPAK, fillo edhe me Shkodrën, merr të parin Ilir Beqjan.

Vërtetë nuk e hap gojën, as kur shtypi e qëllon me hosten

Si të tjerët edhe ky. Gomarët e Shkodrës nuk pëllasin, por “mishin” e kanë të mirë. Edhe Amerika, deri këtu ka shkuar me studimin shkencor. 

Do ta shihni, tufë e madhe gomarësh, vinë pas tij. / Pamfleti

ilir beqja hetimet amerikane gomari mishin e ka të mirë

Lini një Përgjigje