TAGS-AT E JAVËS

Editorial 8 Shtator 2023, 09:48

Pse Edi Rama është gati të bëjë harakiri për Ilir Beqjan?

Shkruar nga Gjergj Zefi

 

Pse Edi Rama është gati të bëjë harakiri për Ilir
Ilir Beqja dhe Edi Rama

Çfarë informacionesh të çmuara ka Beqja që Babloku ka frikë se i dalin sheshit dhe që mund t'i kushtojnë edhe jetën?

Me 10 persona nën arrest, përfshirë një zv/ministër të Shëndetësisë dhe një partner PPP, nën një qiell të mbushur me re të zeza korrupsioni mbi kokën e një ish ministri Shëndetësie, në një kohë kur hetimet vazhdojnë dhe faktet e zbuluara deri më tani dëshmojnë ashiqare për një nga aferat më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri, Edi Rama, del sërish publikisht në mbrojtje të një hajduti ordiner duke sfiduar hapur drejtësinë e duke dhënë mesazhin e mosndëshkueshmërisë për partnerët e tij në krimin e korrupsionit.

Pak ditë më parë Edi Rama dhe konkubina e tij e preferuar, Ogerta Manastirliu u shfaqën në spitalin "Shefqet Ndroqi" ose siç njihet ndryshe Sanatoriumi, duke i thurur lavde si kurrë më parë koncesionit të Sterilizimit.  Është e njëjta kontratë për të cilën, jo më larg se dy javë të shkuara, u arrestuan zyrtarë të lartë me prova të pakundërshtueshme se i kanë vjedhur e shitur sapunin për djathë shqiptarëve, ndërkohë që ministri që ka hartuar e firmosur këto kontrata, Ilir Beqaj, falë guximit të një gjyqtari është në cep të gijotinës për të marrë dënimin e merituar si dirigjenti i kësaj vjedhje shumë-milionëshe.

Pikërisht këtu qëndron Thembra e Akilit të kësaj historie. Pikërisht kjo është pika e dobët që ka nxjerrë nga binarët Edi Ramën dhe të vetët. Urdhri i tij që Ilir Beqaj të mos preket është thyer nga nga gjyqtar i ndershëm, sado që prokurorët e SPAK, nën hijen e dyshimit për mosveprim, janë munduar ta mbrojnë.

Prandaj Babloku është hedhur vetë në veprim. Pasi ka përplasur tavolinën nga nervat, ai doli faqe shqiptarëve për të thënë që kontrata e Sterilizimit është kulmi i suksesit të tij. Mjekët e rreshtuar përballë, ulnin kokën me turp në videon e shpërndarë në të gjithë ekranet e oborrit.

Por, pse e mbron kaq shumë sa është gati të bëjë harakiri, Ilir Beqjan, kryeministri i  Shqipërisë?

Çfarë informacionesh të çmuara ka Beqaj që Babloku ka frikë se i dalin sheshit dhe që mund t'i kushtojnë edhe jetën?

Ajo që përflitet korridoreve të Kryeministrisë është e tmerrshme. Mafia e ilaçeve, e pajisjeve mjekësore dhe gjithçka që ka lidhje me shëndetësinë është nga më të tmerrshmet në vend dhe Edi Rama është i lidhur keq e me fije të pazgjidhshme me të. Nëse Ilir Beqaj del e flet, Rama i pari e ka punën keq.

Prandaj vendimi i gjykatës për të vazhduar hetimet për Ilir Beqajn dhe përfshirjen e tij në Kontratën e Sterilizimit e ka tmerruar Edi Ramën. Edhe pse ai u mundua ta pastronte figurën e Beqajt duke e emëruar në një institucion të ri dhe që ka lidhje me fondet që BE jep për Shqipërinë, prap se prap vjedhjet e ish-ministrit nuk janë mbuluar dot. Figura e tij nuk u pastrua dot. Llumi ku ai është zhytur është shumë i thellë. Më gjithë urdhrin e Bablokut që Beqaj të lihej i qetë në aktivitetin e tij Beograd-Tiranë dhe Ljubjanë-Tiranë, prap se prap drejtësia e vuri sërish në shënjestër. Kryehajduti i Shëndetësisë e ka të vështirë t'ia hedhë paq kësaj radhe.

Prandaj Kryeministri shqiptar doli nga fiqiri dhe u shfaq hapur. Me mesazhet e tij të përcjella nga Sanatoriumi ai mori anë dhe me një gur po mundohet të vrasë dy zogj: e para po jep mesazhin që Ilir Beqaj është i paprekshëm. E dyta po kërcënon prokurorët e SPAK. Sipas Ramës ata duhet ta mbyllin me kaq këtë dosje.

Për të arritur këtë, Edi Rama dhe ish-ministrja e tij e shëndetësisë, sot ministre e Arsimit që me kohë ka ulur brekët e moralit dhe të dinjitetit, dolën e folën për të mirat që sterilizimi i pajisjeve mjekësore u ka sjellë shqiptarëve.

Dikush duhet t'i thotë kryeministrit dhe konkubinës së tij se shqiptarët nuk janë idiotë. Askush deri me sot nuk ka dalë të thotë se sterilizimi është gjë e keqe dhe se nuk duhet bërë. Përkundrazi! Ajo që akuza thotë dhe faktet flasin është se, kjo qeveri ka vjedhur; se taksat e shqiptarëve kanë shkuar ne xhepa hajdutësh e kryehajdutësh si Edi Rama e Ilir Beqaj; se sterilizimin e shitët shtrenjtë në një kohë kur mund të kryhej me shifra normale, siç e ka gjithë bota.

Këtë po thotë drejtësia! Propaganda këtë nuk e mbulon dot. Dhe mbi të gjitha këtë e vërtetojnë kokat e ulura të mjekëve, të detyruar nën kërcënimin e vendit të punës për të dalë e pritur kryeministrin, të shfaqura këto ditë në videon e shpërndarë nga Kryeministri në të gjitha mediat e oborrit./Pamfleti

edi rama harakiri ilir beqja

Lini një Përgjigje

Editorial