Më 9 prill 2017, kur ishte Shef Komisariati i Përmetit, Ermir Gërxhani u përjashtua përgjithmonë nga Policia, sepse u kap në flagrancë me 11.6 ton drogë dhe me 12 parcela të mbjella në Përmet...
Me ndryshimet e fundit të drejtuesve të policisë, qytetarët dhe efektivët e ndershëm, panë një karshillëk të hapur e banditesk të drejtorit Muhamet Rrumbullaku, ndaj reformës së ministrit Taulant Balla, për pastrimin e kupolës policore nga drejtuesit e lidhur me krimin.
Fakti është ky: Shef Komisariati në Berat, u emërua Ermir Gërxhani, ish-Shef Komisariati i Përmetit deri më 9 prill 2017, kur u përjashtua përgjithmonë nga Policia, sepse u kap në flagrancë me 11 ton drogë te magazina e tij në Piskovë të Përmetit dhe 12 parcela të mbjella.
Atëherë, nga burgu e shpëtoi miku i familjes dhe “tutori” oligark Pëllumb Salillari, duke arritur që me çeqet e tij te prokurorët e gjyqtarët, t’i pezullonte dhe linte në harresë çështjen penale, ndërsa më pas e punësoi shef sigurie te policia e tij private “Bervi-Salillari Shpk”.
Në shtator 2020, po me lobim te Babloku dhe me çeqe dhe klering apartamente e makina te Ministri i Brendshëm, oligarku Pëllumb Salillari e riktheu në polici ish-krye policin kultivues e trafikant droge Ermir Gërxhani.
Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare 2021, po me çeqet e Pëllumb Salillarit te Babloku për fushatën e te ministri Bledar Çuçi, kryepolici trafikant Ermir Gërxhani, u emërua Shef Komisariati në Kuçovë, ku bëri reprazalje për vota, bashkë me bandat e dirigjuara nga Blendi Klosi e Pëllumb Salillari, madje të njëjtën gjë bëri dhe me 14 maj 2023.
Megjithëse Ermir Gërxhani u përjashtua përgjithmonë nga policia e shtetit, për kultivim e trafik të 11.6 ton drogë në Përmet; vetëm 1 javë pas rikthimit në polici, atij iu dha grada “Komisar” dhe pas 1 muaji iu dha garda “Kryekomisar”.
Ndërsa më 29 shtator 2023, me urdhër të drejtorit Muhamet Rrumbullaku, krye polici trafikant Ermir Gërxhani, po me lobim e çeqe të oligarkut Salillari, u ngrit në nivel detyre territori, duke u emëruar Shef i Komisariatit të Beratit, sikur jetë hero i luftës kundër drogës e krimit të organizuar, kur realisht është “koka” i grupeve kriminale dhe trafikut të drogës në zonën e jugut.
Edhe gjatë kohës Shef Komisariati në Kuçovë, krye polici Ermir Gërxhani, u raportua disa herë me filmime nga banorët e fshatrave, për lejim të parcelave me drogë bashkë me kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, me vëllain këshilltar bashkiak të Pëllumb Salillarit e disa kryepleq, kryetarë të njësive administrative, zyrtarë të pyjores e “të fortë” të Beratit, Fierit, Skraparit dhe Elbasanit.
Ndërsa shefat e krimeve dhe inspektorët policor të zonave në Kuçovë, nuk guxonin të vepronin e raportonin, mbasi e dinin që parcelat e drogës i lejonte shefi i tyre Ermir Gërxhani; fakt të cilin e dinte dhe ish-ministri i Bledar Çuçi që ishte i deleguar i PS në Qarkun e Beratit./Pamfleti
Lini një Përgjigje