TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Tetor 2023, 11:43

Sinan Idrizi i Bablokut konfirmon lidhjen me aferën e stadiumit me kulla në Vlorë, Bashkia nis skenarin

Shkruar nga Pamfleti
Sinan Idrizi i Bablokut konfirmon lidhjen me aferën e stadiumit me kulla
Edi Rama dhe Sinan Idrizi /

Bashkia e Vlorës, jo vetëm ia ka lënë në administrim klubin, por edhe financon për ekipin e futbollit, kompaninë ajrore turke “Atlas-Global” dhe kompaninë ajrore  turko-arabe “TRK Group” me qendër në Dubai, të cilat kanë falimentuar në vitet 2019 e 2020 dhe nuk ekzistojnë më si biznese...

Në një intervistë, Sinan Idrizi i çarterit të Bablokut, vërtetuar si biznesmen i falimentuar dhe lavatriçe turko-ruso-shqiptare, ka konfirmuar denoncimin që bëri “Pamfleti”, për përfshirjen e tij në aferën e stadiumit të ri me kulla në Vlorë.

Ai deklaroi: - Nuk synojë të marrë vetëm logon “Flamurtari”, por të ndërtojë gjithë kompleksin e stadiumit të ri të Vlorës, ta privatizojë krejt klubin e ta administrojë vetë dhe për këtë do ri-negociojë me qeverinë; d.m.th me bosin e tij Edi Rama, sepse ai është qeveria.

Në shkrimin tonë, përcollën informacionin që Sinan Idrizi bashkë me Gramoz Ruçin, kanë nisur lobimin te 14 këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Vlorës, duke i joshur për të votuar projektin e stadiumit me 6 kulla e 13 pallate rrotull tij.

Nëse nuk do kishte interesa te kullat e pallatet, Sinan Idrizi nuk do interesohej fare as për stadiumin e do ta kishte braktisur me kohë ekipin “Flamurtari” të Vlorës, por bashkë me Bablokun dhe klanin e tij është pjesë e aferës së kullave.

Prandaj po synon të marrë e komandojë biznesin e ndërtimit të tyre, dhe të privatizojë e administrojë 100% të aksioneve të shoqërisë shtetërore “Flamurtari Football Club” që është në pronësi të Bashkisë Vlorë.

Me këtë synim e interes të Sinan Idrizit si ortak dhe maskë i Edi Ramës, ka lidhje fakti, që në shkelje të plotë ligjit, Bashkia e Vlorës prej 3 vitesh me ultimatum të Bablokut, ka zvarritur privatizimin e Futboll-Klub “Flamurtari”-t, i cili duhej të ishte shitur brenda muajit shkurt 2020.

Por u shty, ngaqë Edi Rama e Sinan Idrizi, do realizonin skenarin e stadiumit me kulla e pallate në tokë shtetërore, pastaj do bëhet privatizimi i krejt kompleksit e impiantit “Flamurtari”.

Tashmë që qeveria e miratoi projektin, kryetari i ri Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka hedhur hapin parë zyrtar, për të realizuar skenarin e kalimit të Futboll-Klub “Flamurtari”-t dhe stadiumit me kulla në duart e Sinan Idrizit.

Me Vendim nr. 70, Nr. 10070/1 prot., datë 31 gusht 2023, Bashkia e Vlorës i ka zgjatur me 1 vit financimin Sinan Idrizit dhe ka shtyrë po me 1 vit privatizimin e Futboll-Klub “Flamurtari”-it, afat që përfshinë 8 muaj pas nisjes së ndërtimit të stadiumit dhe kullave e pallateve rrotull tij.

Sinan Idrizi i Bablokut konfirmon lidhjen me aferën e stadiumit me kulla

Qëllimi është, që gjatë punimeve të ndërtimit, Sinan Idrizi të jetë në krye të Futboll-Klub “Flamurtari e të jetë blerës i tij, prandaj bashkia i ka zgjatur me 1 vit edhe emërimin si administrator e Kryetar Bordi të klubit.

Skandal është fakti, që Bashkia e Vlorës, jo vetëm ia ka lënë në administrim klubin, por edhe financon për ekipin e futbollit, kompaninë ajrore turke “Atlas-Global” dhe kompaninë ajrore  turko-arabe “TRK Group” me qendër në Dubai, të cilat kanë falimentuar në vitet 2019 e 2020 dhe nuk ekzistojnë më si biznese.

Por mashtruesi Sinan Idrizi i ka sjellë dhe i ka paraqitur si kompani “lider”. Bashkia e Vlorës i ka pranuar dhe u jep miliona lekë nga taksat e qytetarëve duke i kaluar te llogaritë e Sinan Idrizit, ndërsa Thesari i Shtetit, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe tatimet bëjnë sikur nuk dinë asgjë, ngaqë kanë lidhje me Bablokun./Pamfleti

Sinan Idrizi i Bablokut konfirmon lidhjen me aferën e stadiumit me kulla

sinan idrizi vlora stadiumi me kulla

Lini një Përgjigje