TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Janar 2026, 13:15

Prokurorja Suela Beluli, hetim penal me kryenisje ndaj Emiriana Sakos për përmbytjen e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Prokurorja Suela Beluli, hetim penal me kryenisje ndaj Emiriana Sakos për
Suela Beluli, Drejtuese e Prokurorisë së Durrësit /

Pas përmbytjes së 6–7 janarit dhe humbjes së jetës së punonjësit Astrit Hysenaj, Prokuroria e Durrësit nis hetim për shpërdorim detyre, mosmenaxhim të emergjencës dhe shkatërrim prone, me fokus fondet e hidrovorëve dhe rrjetit të kanalizimeve të Bashkisë Durrës...

Përmbytja e madhe e datave 6 dhe 7 janar 2026, me dëme të mëdha, është dëshmi e faktit se kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, vartësit e saj dhe kompanitë private të lidhura me ta, kanë vjedhur fondet për evadimin e ujërave, duke e lënë qytetin në mëshirë të fatit.

Për këtë katastrofë të krijuar jo nga reshjet, por nga hajdutëria e kryebashkiakes Emiriana Sako dhe grupit të saj, Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli, ka urdhëruar nisjen e hetimit të menjëhershëm për shkaqet e vërteta të përmbytjes në territorin e kësaj bashkie.

Në urdhrin e datës 8 janar 2026, për nisjen kryesisht të hetimit, janë marrë si bazë pamjet dhe faktet publike lidhur me përmbytjen e rrugëve, shesheve, banesave, bizneseve, shkollave, madje edhe të burgut të Durrësit, si dhe ndërprerja e qarkullimit të mjeteve, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Në urdhrin e saj, kryeprokurorja e Durrësit, Suela Beluli, konstaton se në pamjet publike dhe denoncimet e bëra nga mediat, ka të dhëna të mjaftueshme dhe të arsyeshme që përbëjnë fakte penale për hetimin e shkaqeve reale të përmbytjes.

Në këto të dhëna, pritet që Prokuroria e Durrësit të marrë si indicie edhe provat që ka publikuar “Pamfleti”, sipas të cilave shkak i përmbytjes janë vjedhjet e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, dhe grupit të saj, në tenderët për hidrovorët, rrjetet e kanalizimeve nëntokësore dhe mbitokësore, si dhe mosfunksionimi i tyre.

Sipas urdhrit, do të ketë hetim të thelluar për shkaqet administrative që kanë çuar në krijimin e këtyre pasojave dhe analizim të plotë për të përcaktuar nëse shkaqet kanë qenë natyrore apo pasojë e moszbatimit të detyrave nga ana e drejtuesve të Bashkisë së Durrësit.

Përgjegjësia penale për punëtorin që humbi jetën duke punuar

Në regjistrimin e çështjes penale, Prokuroria e Durrësit ka përfshirë edhe humbjen e jetës së 54-vjeçarit Astrit Hysenaj, punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh-Durrës, i cili ishte angazhuar për të përballuar përmbytjen në atë zonë.

Sipas rregullores dhe protokollit për përballimin e emergjencave natyrore, asnjë punonjës shërbimi publik nuk duhet të dërgohej i vetëm në terren, ndërsa drejtuesit e Bashkisë së Durrësit e dërguan dhe e lanë vetëm, pa pajisje, pa siguri dhe pa ndihmë.

Kjo shkelje, me pasojë humbjen e jetës së punonjësit të bashkisë, theksohet edhe në urdhrin e prokurorisë për nisjen e hetimit, ku thuhet:

“– Nga rrethanat se si ka ndodhur humbja e jetës së këtij shtetasi, rezultojnë dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, e kryer nga personat përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin dhe menaxhimin e situatës së përmbytjeve në qytetin e Durrësit.”

Hetimi për shkaktarët e pasojave dhe dëmeve ekonomike

Në hetim janë vënë drejtuesit dhe funksionarët e Bashkisë së Durrësit, të cilët kanë për detyrë menaxhimin e situatës, por që kanë kryer ose nuk kanë kryer veprime, duke krijuar terren për përmbytjen dhe duke dëmtuar rëndë pasuritë e banorëve dhe bizneseve.

Bazuar në dëmet e konsiderueshme të evidentuara deri më tani, si në infrastrukturën publike ashtu edhe në pronën private, hetimi do të kryhet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”./Pamfleti

 

suela beluli emiriana sako përmbytja

Dokumenta bashkëngjitur

2 Komente

  1. T
    Tafili nga Tirana.

    Bravo prok.Suela. bjeru kokes ketyre hajduteve,mashtruesve,krimineleve,servileve,qe po marin ne qafe popullin dhe po majmen me gjakun e popullit. Shpresat tek ju I kemi,neqoftese ka mbetur ndonje prok.apo gjyk.i drejte,se shume te tille I ka bere pis politika.

    1. F
      Feti Dema

      Znj. Suela Beluli! Me dhjetra shkrime kritike dhe denoncuese janë botuar nga Portali "Pamfleti" dhe jo vetëm. Me qindra denoncime publike dhe ankesa janë bër nga qytetarët Durrsak, për këtë problematik. Drejtuesit e Prokurorive shpërdorojnë detyrën duke flejtur gjumë, për arsye që janë të nënkuptueshme.Edhe sot me këtë urdhër për regjistrimin e proçedimit penal, nuk ka asnjë pritshmëri. Kush është grupi i prokurorëve që ke angazhuar të niseshin urgjentisht për të kqyrur gjëndjen faktike të funksionimit të hidrovorëve në gjithë Qarkun e Durrësit dhe dëmin faktik në persona (familje) të dëmtuara (shkalla e dëmtimit) dhe shkaku . Thjesht po ecet sipas mentalitetit : më ka çu nona me la gojën, ose çudia më e madhe zgjat 3 ditë. Koha do ta trgoi. Rojtarët e interesit shtetëror dhe atij privat, shpesh i nëpërkëmbin ato, për interesa klienteliste, karieriste, të shantazhushme nga presioni politik dhe ai kriminal.

      Lini një Përgjigje