TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Janar 2026, 09:57

Flaures Shoshi, 'nyja' e aferës 20 milionë euro për landfillin në Porto Romano; arsyet pse e mbështet Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Flaures Shoshi, 'nyja' e aferës 20 milionë euro për
Flaures Shoshi

Pse Rama doli në mbrojtje të Flaures Shoshit pas krizës si ujit në Vlorë dhe si lidhet kjo me skandalin 20 milionë euro të “Eco Park”-ut në Porto Romano

Në reagimin e kryeministrit Edi Rama, pas 5 ditëve të mungesës së ujit në Vlorë, beri përshtypje fakti që për sigurimin e tubit dhe rikthimin e furnizimit me ujë, ai falënderoi vetëm Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flaures Shoshi.

Duke ditur se cdo lëvizje dhe mesazh i Edi Ramës mbron ose fsheh një interes të tij, i tillë ishte edhe falenderimi për drejtorin Shoshi, por nuk mund të mbulohet me “shosh” qëllimi i vërtetë i këtij falënderimi, i cili lidhet me një aferë milliona euro të berë prej tyre.

Me urdhër të Edi Ramës, drejtori Flaures Shoshi, kur ishte zëvendësdrejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në vitin 2019, i katapultuar enkas nga Ujësjellësi i Malësisë së Madhe, firmosi fondin 15 milionë euro dhe zhvillimin pa garë të procedurës për Landfillin Ecopark në Porto Romano Durrës.

Flaures Shoshi, 'nyja' e aferës 20 milionë euro për

Më 21 tetor 2019, zëvendësdrejtori Flaurens Shoshi shpalli tenderin me fond limit rreth 20 milionë euro me TVSH, me objekt mbylljen e vend-depozitimit të mbetjeve të ngurta Ecopark Durrës. Për ta maskuar si investim emergjent pas tërmetit, ai anuloi tenderin dhe e rishpalli më 7 dhjetor, me shënimin mbi prioritetin në kushtet e gjendjes së shpallur të fatkeqësisë natyrore.

Më 16 dhjetor 2019, për të ligjëruar tenderin, Edi Rama firmosi vendimin numër gjashtë me objekt që mbetjet inerte të krijuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë të depozitoheshin në vend-depozitimin e Porto Romanos të Bashkisë Durrës.

Më 27 dhjetor 2019, Flaurens Shoshi zhvilloi procedurën me negocim me kompanitë Demare SRL dhe Viktoria Invest International, me vlerë kontrate rreth 20 milionë euro me TVSH, sa 99.99 për qind e fondit limit. Procedura u zhvillua pa garë dhe në të njëjtën kohë Edi Rama spostoi Alqi Bllakon nga detyra e drejtorit.

Flaures Shoshi, 'nyja' e aferës 20 milionë euro për

Në fillim të muajit shkurt 2020, SPAK nisi hetimin për aferën e Ecopark-ut në Porto Romano, me prova për falsifikim dokumentesh, procedurë pa garë, dyfishim të fondit limit dhe të vlerës së kontratës, si dhe për përdorimin e tërmetit të 26 nëntorit si maskë për këtë investim.

Pas nisjes së hetimit, autoritetet zbuluan se afera ishte organizuar nga Edi Rama dhe Klodian Zoto. Për ta joshur dhe për t’i krijuar terren përfitimesh, zëvendësdrejtori Flaurens Shoshi u caktua anëtar bordi në nëntë ujësjellësa në të gjithë Shqipërinë.

Si zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Flaurens Shoshi u caktua nga Edi Rama si i besuar dhe i gatshëm për të firmosur dokumentet dhe për t’ua dhënë tenderët kompanive të paracaktuara Demare SRL dhe Viktoria Invest International.

Në muajin maj 2025, BKH dhe SPAK provuan se personi përgjegjës kryesor për aferën 20 milionë euro të Ecopark-ut në Porto Romano të Durrësit është Flaurens Shoshi. Sipas informacionit hetimor, ai pritet të merret i pandehur brenda muajit janar 2026.

Në muajin qershor 2025, kryeministri Edi Rama e emëroi Flaurens Shoshin drejtor të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, për t’i dhënë sinjal se po e mbronte nga një arrestim i mundshëm. Më 5 janar 2026, ai e emëroi drejtor të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës.

Ashtu siç e falënderoi, sikur të ishte vetëm drejtori Flaures Shoshi që zgjidhi çështjen e tubit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në Vlorë, por në fakt, të gjithë vartësit që kanë qenë nën hetim nga SPAK, Babloku i ka falënderuar dhe i ka emëruar në detyra të reja para arrestmit./ Pamfleti

flaures shoshi landfilli eco-park porto romano

2 Komente

  1. x
    xxx

    Dmth ke ardhur per te vjedhur

    1. M
      Me prokurë të posaçme

      "Pamfleti", është një tabloid shpërndarës i gjysëm të vërtetave, të cilat siç dihen janë dhe gënjeshtrat më të mëdha. Publiku kërkon të dijë të vërtetën dhe këtë duhet ta bëjë vetëm drejtësia, posaçërisht SPAK-GJKKO.

      Lini një Përgjigje