TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Janar 2026, 10:04

Pastrim parash në zemër të Tiranës: si po legalizohen milionat e Neim Fejzullës nga zhvatjet me call center përmes PRIMO Hotel

Shkruar nga Pamfleti

Burime pranë Krimit Ekonomik lidhin Primo Hotel në Komunën e Parisit me legalizimin e parave të përfituara nga zhvatjet dhe mashtrimet e rrjeteve call center që operojnë kundër shtetasve europianë. Në qendër të dyshimeve shfaqet Neim Fejzulla, i biri i Haredin Fejzullës, bosi shqiptar i dënuar në Belgjikë për trafik droge...

Pastrim parash në zemër të Tiranës: si po legalizohen
Foto ilustruese

Përveçse kupola e administratës publike është mbushur me zyrtarë të korruptuar, persona me diploma false dhe individë me rekorde kriminale, në Tiranë po konsolidohet një model i rrezikshëm, ku paratë e krimit pastrohen hapur në mes të qytetit, përmes bizneseve të dukshme, të mbrojtura politikisht dhe institucionalisht.

Rasti konkret është Primo Hotel, i vendosur në Rrugën Medar Shtylla, në Komunën e Parisit, një nga zonat më të shtrenjta dhe më të monitoruara të kryeqytetit. Hoteli përfaqëson një investim dhjetra milionë euro, i dukshëm në strukturë, në standarde, në shërbim dhe në kapacitet, por që nuk ka asnjë mbështetje reale në dokumentet financiare të subjektit që e administron.

Pastrim parash në zemër të Tiranës: si po legalizohen
Primo Hotel Komuna e Parisit

Subjekti figuron i regjistruar si Person Fizik Daniela Xhafaj, NIPT M32007022P, me objekt shërbim hotelerie. Pasqyrat financiare nuk raportojnë ndërtesë, pajisje, mobilim, inventar apo ndonjë aktiv tjetër material që lidhet me investimin real të hotelit. Bilancet nuk tregojnë shpenzime furnizimi, shpenzime mirëmbajtjeje apo kosto operative që përputhen me funksionimin e një hoteli në këtë zonë. Në vend të kësaj, ato paraqesin rritje të konsiderueshme të zërit “të arketueshme të tjera”, pa shpjegim ekonomik për burimin e këtyre parave.

 

Pastrim parash në zemër të Tiranës: si po legalizohen
TË DHËNAT E SUBJEKTIT PRIMO HOTEL

 

Hetimi i Pamfletit lidhet me informacione të siguruara nga burime brenda Krimit Ekonomik në Tiranë. Këto burime raportojnë se investimi dhe qarkullimi i financave në Primo Hotel lidhen me personin Neim (Nino) Fejzulla, i lindur më 23.11.1992 në Peshtan të Fierit. Burimet hetimore e identifikojnë atë si person kyç në menaxhimin e rrjeteve të call center-ave që operojnë me mashtrime dhe zhvatje financiare ndaj shtetasve europianë dhe përdor Primo Hotel si kanal për futjen e këtyre parave në ekonomi.

 

Pastrim parash në zemër të Tiranës: si po legalizohen


Pallati ku zhvillohet aktiviteti call center

 

Këto para nuk mund të futen drejtpërdrejt në sistem pa kaluar nëpër struktura që duken të ligjshme. Sipas të njëjtave burime, Primo Hotel shërben si një prej këtyre strukturave, ku fondet e gjeneruara nga zhvatjet dhe mashtrimet e call center-ave filtrohen dhe paraqiten si të ardhura nga aktiviteti hotelier. Kjo është pika ku krimi dixhital takohet me krimin ekonomik, duke e zhvendosur pastrimin e parave nga bodrumet e errëta në qendër të Tiranës.

Një tjetër element që rëndon mbi këtë çështje është fakti se burime pranë Krimit Ekonomik pretendojnë se ky aktivitet nuk është prekur nga kontrolle serioze për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë nga një ish drejtues i Policisë së Tiranës, i cili rezulton i akuzuar së fundmi nga SPAK për çështje të tjera penale. Kjo mbrojtje, sipas të njëjtave burime, ka krijuar një zonë imuniteti rreth qarkullimit të parasë, duke e mbajtur hotelin dhe aktivitetin call center jashtë radarëve të kontrollit real.

Figurimi i tij në informacionet operative përfshin edhe Spanjën, ku mbahet në vëmendje për arsye hetimore që lidhen me trafik droge dhe lëvizjen e parave jashtë kontrolleve bankare. Kjo përforcohet nga profili familjar, pasi Haredin Fejzulla, babai i tij, është dënuar në Belgjikë për drejtimin e një organizate kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit me përfitime mbi katër milionë euro, dhe është arrestuar në Madrid nga autoritetet spanjolle më 12 shtator 2024 pas një arratie të gjatë.

 

Pastrim parash në zemër të Tiranës: si po legalizohen
Haredin Fejzulla, babai i Neim Fejzullës

 

Të gjitha elementet, nga qarkullimi i parave pa bazë ekonomike, te mbrojtja institucionale, te lidhjet me një familje me histori kriminale të dokumentuar në Europë, krijojnë profil të mjaftueshëm rreziku për pastrim parash. Kjo skemë e vendosur në qendër të Tiranës nuk shfaq transparencë dhe zhvillohet e pakontrolluar nga strukturat që duhet të mbrojnë financën publike dhe tregun e ndershëm.

Ne nuk themi se Primo Hotel është një aktivitet i paligjshëm në dukje. Por fakti që një strukturë funksionale përdoret për të legalizuar para që burojnë nga zhvatja e shtetasve europianë, nga trafiku i drogës dhe nga rrjete call center-ash, përbën thelbin e krimit ekonomik. Kjo nuk është thjesht çështje bilancesh, por çështje sigurie.

Pamfleti do të vijojë dokumentimin e kësaj skeme, lidhjet financiare, mbrojtjen institucionale dhe rrjedhën e parave që, sipas burimeve hetimore, pastrohen në mes të Tiranës, nën hundën e institucioneve...

pastrim parash tiranë call center primo hotel

Lini një Përgjigje