TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Dhjetor 2025, 11:21

Vlora pa ujë, Ulaj i Edi Ramës mori 9.6 miliardë lekë tenderë për ujësjellësin vetëm para 3 vitesh

Shkruar nga Pamfleti
Vlora pa ujë, Ulaj i Edi Ramës mori 9.6 miliardë lekë
Bashkim Ulaj dhe Edi Rama /

Dy super-tenderë mbi 9.6 miliardë lekë për ujësjellës “me garanci 10 vjet”, dështim total pas 3 vitesh...

Prej 5 ditësh, qyteti i Vlorës është pa ujë, jo për shkak të mungesës së burimeve, por sepse rrjeti i shpërndarjes ka dalë jashtë funksionit, për të cilin drejtuesit e Bashkisë dhe të Ujësjellësit po mashtrojnë, duke e paraqitur si defekt teknik nga amortizimi i rrjetit.

Por dy dokumente investimi që po publikon “Pamfleti” vërtetojnë se rrjeti i shpërndarjes dhe furnizimit me ujë të qytetit të Vlorës është rindërtuar para 3 vitesh e gjysmë, me dy tenderë të zhvilluar nga Bashkia dhe Ujësjellësi.

Këta dy tenderë, me vlerë totale 9.6 miliardë lekë me TVSH, ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, dhe ish-drejtori i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj, ia dhanë kompanisë “Gener 2 Sh.p.k” të oligarkut Bashkim Ulaj, e cila ka angazhuar edhe kompaninë filial të tij “4 AM Sh.p.k”.

Vlora pa ujë, Ulaj i Edi Ramës mori 9.6 miliardë lekë

Tenderi i parë, me objekt “Rikonstruksion dhe ndërtim i rrjetit të ujësjellësit në zonat Lungomare – Uji i Ftohtë – Shkolla e Marinës”, me vlerë kontrate 6.3 miliardë lekë, u zhvillua më 25 shtator 2020, me afat punimesh 1 vit, por në fakt punimet zgjatën 2 vite.

Ky tender iu dha kompanisë “Gener 2 Sh.p.k” dhe kompanisë së saj maskë “4 AM Sh.p.k”, me vlerë kontrate sa 99.3% e fondit limit, për të ndërtuar rrjetin e ujësjellësit me garanci 10-vjeçare funksionimi, ndërsa çdo defekt i mundshëm duhej të financohej dhe riparohej nga kompania private.

Tenderi i dytë, i datës 29 qershor 2021, për ujësjellësin e qytetit të Vlorës, me afat punimesh 6 muaj dhe vlerë kontrate 3.3 miliardë lekë me TVSH, iu dha po kompanisë “Gener 2 Sh.p.k”, sa 99.6% e fondit limit dhe pa garë, gjithashtu me garanci 10-vjeçare funksionimi, ku çdo defekt i mundshëm duhej të riparohej me financim nga kompania private.

Vlora pa ujë, Ulaj i Edi Ramës mori 9.6 miliardë lekë

Por garancia e punimeve zgjati vetëm 3 vite, duke lënë familjarët dhe bizneset e qytetit të Vlorës pa ujë prej 5 ditësh, mungesë që vazhdon edhe gjatë festave të fundvitit, ndërkohë që financimin e riparimit të ujësjellësit po e paguan shteti.

Me shkresë nr. 386, prot., datë 12.02.2021, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve i shtoi kompanisë së Bashkim Ulajt edhe 400 milionë lekë, me objekt “Furnizimi me ujë dhe kanalizime”, të cilat iu paguan në fund të vitit 2024 si “thela mbi bisht”.

Por oligarku Bashkim Ulaj, më 21 maj 2021, ka marrë edhe tenderin me vlerë 8.7 miliardë lekë me TVSH, për rikonstruksionin e ujësjellësit të fshatrave të Njësisë Administrative Novoselë në Vlorë, ndërkohë që rrjeti i këtij ujësjellësi nuk funksionon në disa fshatra.

Të dielën, banorët hynë me forcë në sallën ku Bashkia e Vlorës po zhvillonte Mbrëmjen Gala, ndërsa ditën e hënë ata kanë vërshuar në ndërtesat e Bashkisë dhe të Prefekturës. Por Babloku, ministrat dhe deputetët vazhdojnë festat e fundvitit me balerina seksi./Pamfleti

 

bashkim ulaj vlora ujësjellësi

3 Komente

  1. T
    Tafili

    Bashkim Ulaj, nje grabites, nje hajdut si Rama si Balluku, shum shpejt do I vije fundi ketij maskarai, ketij hajduti qe majmet me gjakun e popullit.

    1. R
      Roku

      "E hatshme" thote Lideri ..????????????

      1. U
        U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

        Per te miren e Vlores i ka marre si Gjallica ne kohen e Sales.

        Lini një Përgjigje