TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Dhjetor 2025, 11:22

Klodian Braho vë në lëvizje dosjen “Krifca”: si u bllokua hetimi i fondeve IPARD nën justifikimin e “sekretit”

Shkruar nga Pamfleti
Klodian Braho vë në lëvizje dosjen “Krifca”: si u
Klodian Braho dhe Frida Krifca /

Nga kallëzimi i OLAF te presioni i EUROJUST, pse Altin Dumani e mbajti dosjen në fazë “paraprake”, ndërsa Klodian Braho e rihap që në ditët e para të mandatit, mes rrezikut të humbjes së fondeve IPARD-III për Shqipërinë...

Gjatë raportimit në Parlament më 27 tetor 2025, pyetjes për zvarritjen e hetimit të Frida Krifcës lidhur me fondet bujqësore “IPARD II” të dërguara nga BE, ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj:
“Hetimet janë në fazë paraprake dhe përbëjnë sekret.”

Më 25 dhjetor, SPAK, duke iu përgjigjur interesit të mediave dhe publikut për fatin e dosjes së fondeve të BE-së, ripublikoi raportin e transparencës për muajin nëntor, duke përsëritur refrenin dyvjeçar të Altin Dumanit se hetimet janë në fazë paraprake dhe përbëjnë sekret hetimor.

Ky sqarim i përket muajit nëntor, kohë kur vazhdonte mashtrimi se hetimet ishin në fazë paraprake, ndërkohë që sipas Kodit të Procedurës Penale, për dosjet me prova të gatshme nga partnerët, kjo fazë zgjat tre muaj, ndërsa Altin Dumani e mbajti tre vite të bllokuar dosjen “Krifca”.

Por sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, dy ditë pas nisjes së detyrës, i ka “hequr pluhurin” dosjes “Krifca”, si dosje e partnerëve OLAF dhe EUROJUST, por edhe me ndikim të rëndë ekonomik, pasi për shkak të mosçuarjes përpara drejtësisë të hajdutëve të fondeve “IPARD II”, BE i ka bllokuar Shqipërisë fondet “IPARD III” për bujqësinë.

Për më tepër, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, është prokurori i hetimit të dosjes “Krifca” dhe i ka kryer procedurat hetimore që një vit më parë, të mbështetura në hetimin e plotë që BKH ka kryer për ish-drejtoreshën e AZHBR-së, Frida Krifca, vartësit e saj dhe subjektet që kanë zhvatur fondet e BE-së.

Por ish-drejtuesi Altin Dumani, për më shumë se një vit, nuk dha miratimin për mbylljen e hetimeve, për procedimin penal dhe kalimin për gjykim të Frida Krifcës dhe grupit të saj, duke justifikuar bllokimin e dosjes me pretendimin se hetimi ndodhej ende në fazë paraprake.

Në shkurt 2023, OLAF dorëzoi kallëzimin penal në SPAK, të shoqëruar me dosje të plota hetimore. Dhjetë ditë pas kallëzimit, BKH nisi hetimet paraprake, por brenda një muaji gjithçka u bllokua pa asnjë njoftim apo akt zyrtar.

Më 25 mars 2024, OLAF i dërgoi një letër zyrtare ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, duke kërkuar që hetimet për këtë dosje të mbylleshin brenda muajit prill 2024, përndryshe do të kërkoheshin veprime nga EUROJUST. Pavarësisht kësaj, hetimi i dosjes “Krifca” vijoi të mbahej i bllokuar.

Sipas burimeve të “Pamfleti”-t, bllokimi i dosjes me justifikimin se ishte në hetim paraprak lidhej me synimin për ta çuar çështjen drejt parashkrimit procedural, pasi gjatë hetimeve BKH kishte konstatuar se në vjedhjen e fondeve ishin implikuar figura të larta të pushtetit: kryeministri, ministra, deputetë, kryebashkiakë, drejtues policie, oligarkë dhe trafikantë të lidhur me kupolën politike./Pamfleti

klodian braho frida krifca ipard

9 Komente

  1. 0
    007/2

    Altin Dumanit DASH duhet ti revokojë dekoratën.

    1. P
      Poshtë hajdutet me kollare

      Do zoti ky Klodian Braho e bën detyren dhe i çon prapa hekurave të gjithë hajdutet me kollare qe kanë shkarerruar e vjedhur Shqipërinë dhe jo vetem këta por edhe gjyqtaret e prokuroret qe janë te korruptuar qe sajojnë lloj lloj preteksesh për ti vonuar çështjet deri në parashkrim

      1. F
        Fiqiri Sinani

        Frida krifca ishë Mr,Buqësis një nga Ministre më e paftë dhe më hajdute që ka patur ky shtetë prejë 130 vjet kjo ishte një hajdute më e pa ftyrë kur drejtonte Azhbr si Drejtoresh i merrte çdo aplikani që i përzgjithte po vetë me bandën që kishte krijuarë në Azhbr dhe i merrte çdo kontrate që ishte e fryrë po na këta sekserët e azhbr kur një projektë sere kushtonte një dylym 2100 ero këta e frynin dhe e çonin 3500 ero bashpunim me tre firmat që ishin po sekserët e tyre dhe këta ishin të lidhur me bangatë e nivevit të dytë këta katër banga që ishin për zedhur bashkë me fondaconin Besa pastruanë paratë e korrupsonit që zoja Frida Kriifca merrte 40% për çdo kontrat që e kishte të fryrë nga sekserët e vetë dhe e firmoste dhe bangatë e pysnin dhe ajo i hipte okej, dhe kështu korrupsoni mori përmasa të mëdha dhe ishë Deputet dretus Partije në për Rrethe Bizesmen në fushën e ndryshmë edhe atë të Mjeksis por nuk munguan edhe ata të krimit që ishin dënuar për drogë dhe për korrupson nga Gjykata të formës së prerë,dhe kështu këta fonde që ishinë për fermerët e vërtetë u morën nga këta që kishin lidhje Politike dhe familjare me punonjsit e azhbr dhe ne fermerët që aplikuam u mashtruamë dhe u vodhëm nga shteti i azhbr nga kjo zonjë Frida Krifca si në 1997 po nga e njëta skemë e fajdeve që krijojë shteti i asaj kohe që drejtohej nga Zudja dhe Xhaferri që morrën pararë e popullit që i futën me dëshir për të fituar dhe nuk morën as një qindarkë,por unë që po shkruajë këtë nuk u mashtrova nga firmat piramendale të 1997 jamë vikëtima e azh br e Frida Krifca që më mashtrojë me Ipardë 2 që Europa kishte dhënë për ne fermerët dhe unë besova se kamë punuar në Greqi dhe Itali dhe këta Grande ishin të beshushëm dhe unë shpenëzojë paratë emija që kisha kursyer në emigrim dhe aplikojë në Ipardë 2 dhe shpallem fitusë për të ndërtuarë një serë tëteknollogjis së lartë nga firma Idrofonika Lukini por me shumë vërshtërsi nga azhbr pothuajë se 1 vitë në pritje me shkresa burrakotrike të azhbr që më dërgonin dhe mëthonin në qoftë se nuk i ploconë brënda 15 ditëshë jeni i skuajifikuar por unë i plocova ata shkresa të pa numrua që nuk ishin pak po 15 shkresa burrokratike dhe më në fundë mu sosë durimi dhe i dërgojë një letër azhbr kurë i thëmë se kjo që ju bëni me muha nuk ka kuptim se këta që ju më dërgoni unë nuk do tu sjellë më përgjigje por do të i dërgojë në zyratë e Europës Olafit dhe ata të merrenë me ju se muha mu sosë durimi dhe më 5 majë 2020 më thërrasinë në ko pandemije dhe më thonë se duhetë të firmosishë kontratën se je shpallur fitusë nga azhbr pir unë i thëmë se firma Lukini në Itali nuk punonë se është e mbyllur nga pandemija dhe nuk dihetë se ku hapetë që të ralizojë projektin e serës por përgjigja e azhbr ishte ke 15 ditë afatë për të firmosur ose jeni i skualifikuar nga orojekti i serës dhe unë nuk kisha zgjidhje tjetër dhe e firmosa kontratën dhe me kontrat në dorë unë i dretohem bangave të nivelit të dyt që Qeverija kishte vënë për ne fermerve që të mernim kredi me interes të ulët dhe pa garanci tokën dhe shtëpinë se banga nuk i merrte se nuk i plotsonin kolateralin me 3.500 dylym tokë buqësore se kaqë kishte çdo fermerë në shqipëri dhe quheshë fermer por unë kisha 300000 dylym ose 3 Ha tokë buqësore të familjes time të bashkuarë në një emër të vetëm në emrinë timë se të tjerit ishinë të larguarë më emigrim dhe unë kisha dëshirë të madhe që të invertoja në tokën e Babait dhe të Nënës time që ta zhvilloja atë tokë me sera të mira dhe me preskpektivë për fëmijët e mi që të punonin në tokën e të parve të tyre dhe të mosë largoheshin si familja ime por kjo nuk u ralizuha nga kjo zonj Frida Krifca se unë nuk isha në listën e asaj të 40% por unë jamë një nga ata që këtë aferrë korruptive e kamë çuarë deri në Bruksel në OLA dhe ata më thonë mbaro gjygjetë që unë kamë me azhbr dhe unë kamë 5 vjet që më sorrollasin në gjykatën atminastrive të shkallës së par në Tiranë dhe kjo është drejtësija jon se me muha janë ndërruar4 gjygjtar dhe akoma nuk kamë mbaruar por fëmija imë që po mbushë 18 vjeç më thotë o baba e shikon që ky vëndë nuk bëhetë nga këta politikan që kanë 35 vjetë që rrinë në kolltukun e kryetarit të partis dhe nuk kanë ndermënd të zbres deri sa të vdesë si ai papandrehu i Greqis që i kalojë partinë të birit dhe më në fundë populli Grekë e fshihu si parti por kjo o baba do kohën e vetë dhe ne tre fëmijët e tu nuk ngelim pengë e kësajë politike më e korruptuarë në botë.

        1. B
          Bumerangu

          Ke të drejtë

      2. R
        Roku

        Bravo Pamfleti!

        1. C
          Cekani.

          Dy kryetarët e parë të Spakut na dolën të tredhur, të shofim këtë: I treti i vërteti.???????????????.

          1. L
            Llapaqeni e ka zanat

            Po ju të pamfletit nga e dini që kan vjedhur pa u bër gjygji? Apo futja kot se diçka do dalë.

            1. M
              M

              Dumani ka meritat etij. Klodian Braho do jete nderi i Shqiperise ne se do e coje perpara denimin e hajduteve politikane.

              1. G
                Gjirokaster.

                Nuk e kane fajin ata qe vjedhin porKryeminister.....i thencin pse i lene.Ku eshte Kontrolli Shtetit Shqipetar......Bravo o po jepni sa te dale uje i Zi....Turpi ju mbuloft Te pa ci

                Lini një Përgjigje