Si u refuzua statusi “Investitor Strategjik” për mungesë Kadastre dhe u dha leja e ndërtimit 5 muaj më pas për 10.1 hektarë tokë shtetërore të paregjistruar, në shkelje të ligjit dhe zonave të mbrojtura natyrore...
SPAK duhet të hetojë, këto dy prova: Dokumentet false me të cilat ndërtuesi trafikant Arben Muçebaga grabiti tokën buzë detit në bashkëpunim me Kryeministrin Rama e “kumbarën” Mirela Kumbaro; dhe ndëritimin e resortit 63 milionë Euro, kur ka 1.3 milionë Euro kapial...
Në bashkëpunimin mes trafikantit–ndërtues Arben Sadik Muçobega dhe kryeministrit Edi Rama, si edhe ministres Mirela Kumbaro kur kjo drejtonte Turizmin dhe Mjedisin, “Pamfleti” ka zbuluar një skemë grabitjeje toke me letra false buzë detit në Himarë.

Me Vendim nr. 13, datë 25 shtator 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Edi Rama dhe me propozim të ministres Mirela Kumbaro, miratoi lejen për ndërtimin e një resorti multifunksional me hotel, vila dhe shërbime në Himarë, nga kompanitë “Bega-07 Sh.p.k” dhe “Capital B Sh.p.k”.
Resorti do të përfshijë një hotel “5 Yje” dhe vila, së bashku me ambiente shërbimi si restorante, SPA, zonë eventesh, pishinë dhe akuapark, në një sipërfaqe totale prej 101.288 m² buzë detit, e cila rezulton e grabitur me mashtrim dhe e hequr nga zona e mbrojtur natyrore pa asnjë vendim qeverie.
Më 15 prill 2024, pronari i kompanisë “Bega-07 Sh.p.k”, Arben Muçobega, pasi kishte zaptuar dhe kishte nisur ndërtime pa leje në Gjirin e Llamanit, mes zonës Porto Palermo dhe Potom të Himarës, i paraqiti kërkesë Komitetit të Investimeve Strategjike për t’u trajtuar si investitor strategjik, me qëllim përfitimin falas të sipërfaqes së zaptuar prej 10.1 hektarësh buzë detit.
Me Vendim nr. 6, datë 7 maj 2024, Kryetari i Komitetit të Investimeve Strategjike, Edi Rama, ia refuzoi kërkesën me këtë përgjigje zyrtare:

“Mospranim i kërkesës për përfshirjen e projektit investues ‘Resort në Gjirin e Llamanit’, Bashkia Himarë, në procedurën e veçantë dhe mbështetjen që ofron ky status, pasi zona e projektit nuk ka regjistrim fillestar në Kadastër, mosregjistrim i cili pengon marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e institucioneve.
Kryetar, Edi Rama.”
Në tekstin sqarues, Edi Rama thekson se për projektin në sipërfaqe 101.288 m², në ZK 1952, Gjiri i Llamanit, Bashkia Himarë, një pjesë e sipërfaqes pretendohet të jetë në pronësi shtetërore.
Në fakt, e gjithë sipërfaqja është pronë shtetërore e paregjistruar në Kadastër, mangësi të cilën trafikanti Arben Muçobega e ka shfrytëzuar për ta zaptuar përmes dokumenteve të trashëgimisë pronësore false, ndonëse origjina e tij familjare është nga fshati Kamçisht i Tepelenës.
Këto dokumente false janë sajuar pas refuzimit që i bëri Edi Rama si kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, duke konfirmuar se sipërfaqja e resortit është e paregjistruar në Kadastër, për shkak se bëhet fjalë për një hapësirë bregdetare shkëmbore, jo tokë buke, truall, plazh apo pyll.
Por vetëm pesë muaj pas refuzimit të statusit “Investitor Strategjik”, vetë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro, me Vendim nr. 13, datë 25 shtator 2024, i dhanë trafikantit Arben Muçobega lejen për ndërtimin e resortit “Amantes” në sipërfaqen prej 10.1 hektarësh tokë.

SPAK duhet të hetojë dokumentet me të cilat ndërtuesi–trafikant Arben Muçobega ka përfituar tokën ku ka nisur ndërtimin e resortit në Gjirin e Llamanit, Himarë, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe “kumbarën” Mirela Kumbaro.
Duhet hetuar gjithashtu fakti që, sipas projektit, investimi i këtij resorti bregdetar është 63 milionë euro, ndërkohë që kompania “Bega-07 Sh.p.k” e Arben Muçobegës ka vetëm 1.3 milionë euro kapital, ndërsa kompania hije “Capital B Sh.p.k”, si bashkëfinancuese, prej pesë vitesh rezulton me humbje financiare.
Roli i ministres Mirela Kumbaro në grabitjen e 10.1 hektarëve sipërfaqe në Gjirin e Llamanit, Himarë, konsiston në mashtrimin institucional se kjo hapësirë bregdetare nuk ndodhet në listën e zonave të mbrojtura natyrore dhe në dhënien e lejes për betonizimin e saj./Pamfleti
"Ja vlen ta dredhim, ja vlen ta ham turpin me bukë, ja vlen ta shkelim ligjin. Ligji jam unë". "Hasta la vista".
Ketu vetem te re Rembejne , keshtu eshte katandisur!
Po i boni nai llapore Grekve tani, ju kan dhon nai lek per vit ri
Futeni kete Kumbaron ne burb edhe hidhni celesat! Bashke me shefin saj!