TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Nëntor 2025, 11:52

Ortakët mafiozë të hajdutit Ilir Beqja në “Delta- Farma” dhe “Restorant Gzona”, hedhin në gjyq “Pamfleti”-n

Shkruar nga Pamfleti
Ortakët mafiozë të hajdutit Ilir Beqja në “Delta-
Dorian Tahir Sadiku /

Ortaku i Ilir Beqjas dhe Kliti Hotit kërkon të mbyllë gojën e medias që ka publikuar aferat e tij me kontrabandën farmaceutike, tenderët milionësh dhe pastrimin e parave përmes kompanive fantazmë...

Ndërsa është nën hetim nga SPAK për korrupsion, mashtrim financiar dhe krim shëndetësor me ilaçe kontrabandë, biznesmeni Dorian Sadiku, ortak i ish-ministrit të burgosur Ilir Beqja dhe i deputetit të PD-së Kliti Hoti, ka paditur “Pamfletin” në gjykatë.
Një akt qesharak, i një njeriu që kërkon të përdorë drejtësinë për të heshtur median që publikoi faktet e aferave të tij,  faktet që sot janë pjesë e dosjes hetimore të BKH dhe SPAK.

Mafiozi Dorian Tahir Sadiku, një nga figurat kyçe të mafies farmaceutike në Shqipëri, ka paditur “Pamfletin” në gjykatë, duke kërkuar të heshtë median që ka denoncuar publikisht lidhjet e tij me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, tashmë i burgosur për korrupsion e pastrim parash, dhe me deputetin e PD-së Kliti Hoti, kunatin e tij.
Padia e Sadikut është përpjekja e radhës e botës së nëndheshme për të përdorur sistemin gjyqësor si mburojë të krimit financiar dhe shëndetësor, duke synuar ndëshkimin e medias që nxjerr në dritë faktet që prokuroria i mban në dosje.

“Pamfleti” ka publikuar prova konkrete, nga dosja e SPAK dhe raportet e BKH, që tregojnë se Dorian Sadiku është “dora e zezë” e aferave të Ilir Beqjes me tenderët dhe koncesionet e barnave, që nga viti 2014.
Në atë kohë, Ministria e Shëndetësisë nën drejtimin e Beqjes shpalli një tender për barna të rimbursueshme me “Autorizim të Prodhuesit”, për të shmangur kontrabandën e ilaçeve të skaduara.
Por vetëm dy javë më vonë, ky kriter u hoq me urdhër të vetë ministrit, duke skualifikuar dy kompani ndërkombëtare dhe duke ia dhënë kontratën kompanisë “Delta Pharma”; në pronësi të Dorian Sadikut dhe ortakëve të tij, që importonin barnat nga kompania “Novartis” e Kliti Hotit.

Kështu nisi monopoli farmaceutik i “Delta Pharma”, që kontrolloi për vite tregun e ilaçeve me rimbursim në Shqipëri.
Në dosjen e SPAK figurojnë dokumente që provojnë se Sadiku dhe Beqja kanë përfituar miliona euro nga kontrata fiktive dhe faturime të rreme, përmes një skeme që përfshinte kompaninë hije “Delta Holding”, të përdorur për qarkullim të parave të pista.
Më 28 dhjetor 2023, me urdhër të SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit ushtruan kontroll dhe sekuestrime në kompaninë “Delta Pharma” dhe në disa farmaci të rrjetit “Ditë e Natë”, në pronësi të grupit “Beqja–Sadiku”, duke sekuestruar prova për mashtrim financiar dhe pastrim parash.

Në të njëjtën dosje, Dorian Sadiku figuron edhe si administrator i restorantit “GZONA” në Kalanë e Tiranës, që është në pronësi të Ilir Beqjes dhe është përdorur për zhvatjen e fondeve të BE-së.
Restoranti, sipas dokumenteve të SPAK, është regjistruar në emër të Sadikut për të maskuar pasuritë e Beqjes, dhe vijon të menaxhohet nga ai edhe pas arrestimit të ish-ministrit.

Për më tepër, nga hetimet e BKH, është zbuluar se megjithëse kompania “Delta Pharma” është nën sekuestro për korrupsion, falsifikim dhe pastrim parash, ajo ka marrë 1.6 milionë euro tenderë të rinj deri më 7 korrik 2025, në kundërshtim me ligjin dhe me masat preventive të vendosura nga SPAK.

Sipas të dhënave të dokumentuara, Dorian Sadiku ka ngritur një rrjet kompanish të lidhura me njëra- tjetrën për të larë paratë e përfituara nga tenderët dhe importet kontrabandë të barnave, përfshirë:

-  “Metro Farmaci sh.p.k.”, e krijuar më 1 dhjetor 2015;

-  "rrjetin “Ditë e Natë”, ku më 24 qershor 2020 bleu 90% të aksioneve për 700 mijë euro;

-  dhe po të njëjtën kompani ia “shiti vetes” për vetëm 100 mijë lekë në 2023.

Këto manovra janë pjesë e skemës së pastrimit të parave, e ndërtuar me kujdes që nga koha e ministrimit të Ilir Beqjes dhe që mbështetet nga lidhjet e forta politike në pushtet.

Ndaj, “Pamfleti” i përgjigjet kësaj padie mafioze me të vetmen armë që njeh gazetaria: faktet.
Ne nuk kemi shpifur, nuk kemi trilluar, nuk kemi sajuar.
Çdo emër, datë, kompani dhe vlerë janë të dokumentuara në aktet e SPAK, BKH dhe auditimet shtetërore.

Në vend që të kërkojë ndëshkimin e gazetarëve, Dorian Sadiku duhet të përballet me drejtësinë për krimet financiare dhe shëndetësore që kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve shqiptarë.
Sepse e vetmja gjë më e rëndë se ilaçet e falsifikuara që ka shpërndarë, është përpjekja për të falsifikuar të vërtetën.

Pamfleti nuk trembet nga mafia, as nga politikanët që e mbështesin atë.
Ne do të vazhdojmë të publikojmë çdo provë, çdo dosje dhe çdo aferë, brenda dhe jashtë gjykatës.
Sepse heshtja do të ishte krim dhe kriminelët kanë mjaft gjykata që i mbrojnë./ Pamfleti

dorian tahir sadiku delta farma restorant gzona pamfleti ilir beqja

8 Komente

    1. T
      Tirane

      Bravo Pamfleti! Ju pergezojme, ju po beni nje pune fisnike duke demaskuar gjithe ata qe pasurohen ne kurriz te pacientve me halle. Ne lexuesit e rregullt e mbeshtesim Panfletin dhe e inkurajojme qe edhe me firte te demaskoj keta kriminel monstra qe pacientet i shohin si gjahun e tyre.

      1. I
        Ilira Beqo Beqja nga katundi i kalasë Tiranë

        Pamfleti, mos u ndal përpara presioneve të mafies më gjakpirëse të globit, je nga zërat e paktë konstant e pa përkulje i të vërtetës. Bëhen si trima por ta kanë frikën se u çjerr maskat. Qentë lehin e karvani avancon pavarsisht mizave të kalit

      2. D
        Dee

        Jeni e vetmja media e pavarur. Ju lumte per punen e palodhur.

        1. I
          I say only the truth

          A e keni pare se si kane mbire farmacite Dite e Nate? Di qe aty eshte vendosur edhe nje nga niperit e Kliti Hotit 16 vjec qe drejtonte vete Farmacistet me shkolle. Ne asnje shtet nuk ndodh ajo qe ka ndodhur me kete rrjet. Tani kane blere edhe rrjetin farmaceutik Farmanet. Pra, farmacite Farmanet jane te Dite e Nate. Kan uzurpuar te gjithe tregun farmaceutik duke bllokuar konkurrencen e lire dhe te drejten e qytetareve per te marre produktet qe duan se tani e tutje do i kontrollojne keta njerez pa asnje grade shkencore. Pyeteni Kliti Hotin qe mezi flet si injorant qe eshte se cfare grade shkencore ka ne farmaceutike? Qe ketu nisin pyetjet.

          1. F
            Feti Dema

            Gjykata duhet të mendojë qysh tani për avokat kryesisht se : paditsit nuk do guxojnë të përballen me Pamfletin në gjyq. Dhe zor se ndonji avokat do t'ju ofrojë shërbimin, të dyshuarëve për dëmtim të shëndetit të popullit.

            1. A
              Andrea

              Jepi Pamfleti. Jeni te vetmit qe flisni Shqip ne kete vend te shpifur. Ju lexojme me shume kenaqesi.

              1. E
                Esmeralda Deno

                Bravo Pamfleti. Ju bini zagarëve që pasurohen me shëndetin e munguar të njerëzve të varfër që presin të marrin ilaçet e rimbusueshme dhe këtahorra ,këta qelbësirë të ndyrë që zoti jua ktheftë te vetja e tyre ishalla i zëntë sëmundja më rëndë .Juve të pamfletit të keqen kanë për tu marrë se jeni të vetmit që mbani anën e shtresës më të varfër në vendin tonë që po udhëhiqet nga mafia dhe kriminelë më të ndyrë që janë mafiozët e ilaçeve.

                Lini një Përgjigje