TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Nëntor 2025, 15:12

Nga “Albpetrol” tek “Azar Luxury Hotel”: Endri Puka pastron milionat e vjedhura në resortin 25 milionë euro në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Nga “Albpetrol” tek “Azar Luxury Hotel”: Endri Puka

Ish-drejtori i “Albpetrol”-it, i kapur në auditimet e KLSH për abuzime me tendera e paga fiktive, ka ndërtuar një resort luksoz në Lungomare përmes bashkëshortes dhe ish-punonjësve të tij, me skemë tipike pastrimi parash.

Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuluan shkelje të rënda financiare në “Albpetrol” gjatë viteve kur e drejtonte Endri Puka. Sot, pas një dekade dhe pa asnjë ndjekje penale, ish-drejtori është shndërruar në “investitor turizmi”, duke fshehur pasuritë e vjedhura përmes bashkëshortes dhe ortakëve fiktivë në resortin “Azar Luxury Hotel”, me vlerë 25 milionë euro.

Abuzimet e mëdha të viteve 2013–2018 në “Albpetrol”, të zbuluara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, nuk përfunduan me hetim penal, por me ngritjen e një imperiumi privat turistik në bregdetin shqiptar.
Në qendër të këtij transformimi qëndron Endri Puka, ish-drejtor i përgjithshëm i “Albpetrol”-it, i cili pas shkarkimit nga detyra, përdori miliona euro të vjedhura për të ngritur një rrjet kompanish fantazmë dhe më pas për të “larë” kapitalin e tij në një resort luksoz në Lungomare- Vlorë.

Raportet zyrtare të KLSH-së tregojnë se gjatë drejtimit të tij, “Albpetrol” u dëmtoi me dhjetëra miliona euro buxhetin e shtetit përmes:

- Tenderëve të manipuluar për mirëmbajtjen dhe prodhimin e puseve të naftës,

- Pagesave fiktive të punonjësve, deri në 20% mbi organikën reale,

- Dhënies së licencave dhe kontratave të shfrytëzimit të naftës në konflikt interesi.

Megjithë këto prova, drejtësia shqiptare nuk e preku kurrë Endri Pukën, i cili u mbrojt nga lidhjet e tij politike me kupolën e pushtetit dhe, sipas burimeve të “Pamfletit”, “paguajti lirinë” me shuma të mëdha parash për të shmangur burgun dhe sekuestrimin e pasurisë.

Pas largimit nga “Albpetrol”, Puka themeloi disa kompani në emër të tij dhe të bashkëshortes Ela Puka, për të justifikuar qarkullimin e parave. Më pas, nisën “investimet turistike” që do të shërbenin si fabrikë pastrimi kapitalesh të paligjshme.

Në 9 korrik 2018, një prej punonjësve të tij të afërt, Ermir Avdaj nga Rrësheni, regjistroi kompaninë “A.T. Oricum sh.p.k.” me emrin tregtar “Azar Luxury Hotel”, në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë.
Kapitali fillestar: vetëm 100 mijë lekë të reja.
Tre muaj më vonë, kompania nisi ndërtimin e një resorti turistik me vlerë 25 milionë euro, një investim i pajustifikueshëm për një punonjës që kishte punuar në “Albpetrol”.

Sipas dokumenteve zyrtare, pas ndërtimit të resortit, më 30 korrik 2020, Avdaj e “shiti” kompaninë për 10 mijë euro shtetasit Konstantinos Moula, një tregtar karburantesh që kishte punuar me kompanitë kontraktore të Albpetrol-it dhe Bankers Petroleum, në kohën kur Puka ishte drejtor.
Më pas, më 28 gusht 2025, Moula i shiti 51% të aksioneve për 510 euro Ela Pukës, bashkëshortes së Endri Pukës, dhe 49% për 490 euro Eraldo Shekos, një tjetër ish-punonjës i “Albpetrol”-it dhe i ujësjellësit të Vlorës, që ka shërbyer në monitorimin e kontratave të kompanive të naftës.

Nga “Albpetrol” tek “Azar Luxury Hotel”: Endri Puka

Në pamje të parë, duket si një transaksion absurd: një resort 25 milionë euro shitet për 1000 euro.
Por në realitet, bëhet fjalë për një skemë të rafinuar pastrimi parash, ku punonjësit e tij janë përdorur si “ortakë fiktivë”, ndërsa pronari i vërtetë mbetet vetë Endri Puka.
Vetëm një javë pas blerjes, Ela Puka ndryshoi statutin e kompanisë duke futur një klauzolë të re: çdo ortak i detyrohet t’i shesë aksionet shumicës me çmimin fillestar të blerjes.
Kjo i hap rrugë bashkëshortes së Pukës që ta marrë 100% të pronësisë, duke e legalizuar pastrimin e pasurisë nëpërmjet dokumenteve ligjore.

Nga “Albpetrol” tek “Azar Luxury Hotel”: Endri Puka

Burimet e “Pamfletit” pohojnë se “Azar Luxury Hotel” është sot resorti më i madh privat i ndërtuar nga ish-funksionarë publikë me para të padeklaruara, një rast tipik që duhet të ishte në kompetencë të SPAK-ut për hetim mbi pastrim parash dhe korrupsion të nivelit të lartë.

Nëse ky rast verifikohet nga institucionet e drejtësisë, do të provohej një zinxhir i plotë korrupsioni nga “Albpetrol” deri në sektorin e turizmit, ku ish-zyrtarët e naftës po lajnë paratë e vjedhura në resorte buzë detit.

Historia e Endri dhe Ela Pukës është ilustrimi më i qartë i mënyrës se si krimi ekonomik shtetëror transformohet në luks privat.
Nga tenderët dhe kontratat e naftës, te investimet në hotele 5-yje, rruga është e qartë: korrupsioni vesh kostumin e investitorit.
Tani topi është në fushën e SPAK-ut: ose do të ndjekë paratë, ose do të dëshmojë se në Shqipëri, paraja e vjedhur jo vetëm nuk ndëshkohet, por shpërblehet me resort buzë detit./Pamfleti

endri puka ela puka albpetrol azar luxury hotel

7 Komente

  1. T
    Tng

    Shume i sakte artikulli

    1. p
      populli

      vjedh nji pule , te fusin ne burg. Vidhe shtetin me miliarda €€€, behesh deputed ne parlament.

      1. S
        Skender

        te marri pagat e majme dhe dietat e qerasjet per te mos i nxjerre tw gjitha dine keta... pastaj dalin thone kemi frike... o KLSH bravo te qofte po he dhe cik

        1. S
          Shalsiu

          o Shalsi sa bukur qesh re tkeqen piken e cipes se ke.. po keta u majmen er bab.. ti ngele

          1. X
            XXXL

            "Ne vjedhim ndryshe" - E.Shalsi

            1. A
              Adela L.

              E vermja gazete qe ngre zerin nenkete vend me fakte!

              1. A
                Andi

                E vetmja media qe ngre zerin...

                Lini një Përgjigje