TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Maj 2024, 11:25

Nga motra e Mediut tek burri i prokurores së SPAK, zbardhen emrat e 5 noterëve të përfshirë në skemën e fajdeve MCA që fundosin kreun e BSH

Shkruar nga Pamfleti
Nga motra e Mediut tek burri i prokurores së SPAK, zbardhen emrat e 5
Gent Sejko

Ndërkohë që SPAK ka filluar hetimet për Guvernatorin Gent Sejko dhe bashkëpunëtorët e tij që krijuan skemën më të madhe të mashtrimit financiar që nga koha e firmave piramidale, i kapur në panik, Sejko dhe “çeta” e tij brenda Bankës së Shqipërisë organizuan një konferencë për shtyp, që e shoqëruan edhe me një sqarim publik (link).

Justifikimet për skemën e mashtrimit dhe kompaninë “MCA” ishin në sinkron me një prononcim për shtyp që MCA i dha pak ditë më parë BIRN.

Ajo që shihet qartë në dy qëndrimet publike të BSH dhe MCA, është “mbrojtja” për të përfshirë sa më shumë bashkëpunëtorë në krim.

Ndërsa Gent Sejko u përpoq të justifikonte skemën e mashtrimit, duke përfshirë qeverinë dhe një plan veprimi për uljen e kredive të këqija, prej vitit 2015, MCA i shkroi Birnit se, “gjatë aktivitetit 9-vjeçar MCA ka kontraktuar 95 avokatë, 6 noterë, 5 kontabilistë të miratuar, 22 ekspertë kontabël të regjistruar dhe 28 përmbarues gjyqësorë.”.

Në pamje të parë duket se 150 profesionistë të licensuar në fusha të ndryshme do ishte e pamundur të quheshin 150 bashkëpunëtorë në krimin “MCA”.

Por e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Prapaskena mëson nga burime të dorës së parë dhe tejet serioze se në tryezën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2020 është paraqitur nga disa punonjës, një raport konfidencial ku shkruhet “Pasqyrat financiare të subjektit Micro Credit Albania nuk janë audituar nga një auditues ligjor për 5 vitet e fundit dhe ato të dorëzuara nga subjekti janë dorëzuar me korrigjime të konsiderueshme të vlerave të aktiveve”.

Sipas një liste emrash që janë siguruar nga Prapaskena dhe për të cilët SPAK do zbërthejë skemën “MCA”, mbi 80% janë të njëjtët persona që kanë kaluar në pozicione të ndryshme brenda zinxhirit të kompanive MCA, Final, ADCA, Zig, Flash, Star/Fs, Collection Company, Re/born, Nipti “Alban Kote”.

Ajo që fshihet në reshtat e “bashkëpunëtorëve” të shumtë të MCA janë noterët.

Kush janë 5 noterët që MCA i përmend si bashkëpunëtorë?

Sepse noteri publik nr. 6 është Ernela Çuberi, bashkëshortja e Arben Meskutit të Final dhe ndaj saj nuk mund të ketë komente, pasi është pjesë e veçantë e hetimit të SPAK.

Nga dokumenti ekskluziv janë gjetur 4 prej tyre:
-Alket Mançka
-Genci Duraj
-Ardiana Mediu
-Edlira Telharaj

Nga motra e Mediut tek burri i prokurores së SPAK, zbardhen emrat e 5

Alket Mançka është bashkëshorti i Enkeleda Kërxhalliut. Njihet si noteri që ka legalizuar të gjitha aktet e “Tranzit” për aferën “SGA/Spa – Veneto”. Enkelejda Kërxhalliu është drejtuese e Zyrës së Licensimit në Bankën e Shqipërisë. Licensa e Lendal, për kunatin e Guvernatorit Sejko “Lendal” ka kaluar nga duart e Kërxhalliut, me akte të redaktuara nga noteri Mançka. Mançka noterizon të gjitha dallaveret e kokave të korrupsionit në Shqipëri. 

Genci Duraj është bashkëshorti i prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu. Musabelliu është quajtur ‘gruaja e hekurt’ e SPAK-ut. Në vjeshtën e 2023 u vendos në mbrojtje nga Garda e Republikës bashkë me bashkëshortin Genci Duraj, pasi një i penduar i drejtësisë Artan Tafani, deklaroi para hetuesve se Laert Haxhiu dhe banda e tij, kishin ndjekur për disa muaj dhe planifikuar të eliminonin dy prokuroret Merita Selimi dhe Doloreza Musabelliu ose familjarë të tyre.

Ardiana Mediu është bashkëshortja e Kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi dhe motra e kreut të Partisë Republikane, politikanit të njohur Fatmir Mediu.

Edlira Telharaj, e cila para licensimit si notere, ka ushtruar profesionin e avokatit deri në 2013 në ortakëri me Plarent Ndrecën, deputet dhe politikan i njohur i Partisë Socialiste. Të dy kanë drejtuar me sukses Studion Ligjore T&N (Telharaj & Ndreca).

Përse MCA “kujdeset” që të përmendë publikisht bashkëpunimin me noterët, kur e di mirë se emrat e tyre janë brenda dhjetra dokumenteve që po hetohen nga SPAK?

MCA në përgjigjen ndaj BIRN kujdeset gjithashtu të theksojë: “Nuk është vënë në ”posedim” të MCA asnjë pasuri/send të paluajtshëm i debitorëve..Nëse nuk është marrë në posedim një pasuri e patundshme e debitorit sigurisht që nuk mund të tjetërsohet”.

Të njëjtën përkujdesje tregoi edhe Guvernatori Sejko. Populli dhe media duhet të kuptojnë që nuk janë grabitur pronat, tokat, shtëpitë, truajt, arat e dhjetra mijëra familjeve shqiptare, sepse ato nuk janë tjetërsuar, duke u fshehur pas fjalës juridike “posedim”. Shpjegimi alibi i banditëve të MCA “nuk jemi futur brenda shtëpive të njerëzve, dyqaneve, pronave të tyre” është një mashtrim më vete.

E vërteta është se me dhjetra e qindra prona kanë kaluar në emër të Micro Credit Albania pa dijeninë e pronarëve realë të tyre. Skema e mashtrimit me kredi ka funksionuar perfekt për disa vite. Certifika pronësie të dhjetra apartamenteve apo pasurive të ndryshme në gjithë Shqipërinë, janë transferuar nga “debitorët” dhe figurojnë në emër të MCA. Micro Credit Albania është pronari më i madh i pasurive të paluajteshme krahasuar me gjithë sistemin bankar.

Me marrjen e certifikatave të pronësisë në emër të saj, MCA praktikisht pronare “me letra” ka filluar të ekzekutojë fazën e fundit të skemës së mashtrimit. Kjo, në bashkëpunim me noterët publikë. Me kontrata shitje ose dhurimi apo me deklarata për fshirje hipoteke, MCA ka kthyer mbrapsht te pronarët e mashtruar pronat, shtëpitë apo objekte që i kishte në emrin e saj, nëse ata paguanin “detyrimin”.

Qytetarë të tmerruar nga humbja e shtëpive, pasi shihnin se çertifikata e pronësisë së shtëpisë tregonte pronar “MCA”, dorëzoheshin te banda Meskuti/Ibro, dhe paguanin ‘gjobën’ e vendosur prej tyre. Nëse paguhej gjoba, prona kthehej tek i zoti, nëse jo ajo qëndronte në emrin MCA. Kthimi i pasurive përsëri tek pronarët e mashtruar nga MCA, bëhej me “dhurimin” e pronës po tek këta pronarë të grabitur. Në veprimet online ka lënë gjurmë mbi 50 000 herë emri Andis Gjoka, administrator i MCA.

Në skemën e “dhurimit” kanë dalë emrat e noterëve, të cilët ende nuk është e qartë nëse janë bashkëpunëtorë, janë gjetur qëllimisht për t’u shantazhuar më pas, apo janë përzgjedhur “rastësisht” nga MCA? Kjo mbetet për t’u vërtetuar nga hetimi i SPAK.

Nga ana tjetër punonjës të Bankës së Shqipërisë, pëshpërisin se Guvernatori Sejko mban “peng” një ministër dhe një prokuror të njohur të SPAK, pasi u ka punësuar gratë në pozicione të lakmueshme brenda Bankës së Shqipërisë.

Nëse dy prokurorë të SPAK janë të cënueshëm nga banda “MCA” apo “çeta” e drejtuar nga Guvernatori Sejko në Bankën e Shqipërisë, a është ky një shantazh që i bëhet SPAK-ut për të mbyllur “sytë” para masakrës më të madhe financiare të bërë në Shqipëri?/ Prapaskena

gent sejko mca spak micro credit albania

Lini një Përgjigje