Menjëherë pas emërimit në këtë detyrë, me fuqinë që i ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili e emëroi personalisht; Drejtori Kadastrës Digjitale, Sokol Dine i është futur tenderëve fiktivë, për tu dhënë miliona financuesve të PS...
Më 29 mars 2024, “Pamfleti” publikoi denoncimin e specialistëve të Kadastrës Digjitale, për presionin dhe kërcënimet me largim nga puna, që u bën drejtori Sokol Dine, nëse nuk firmosin dokumente pronësie false dhe certifikata të përshpejtuara e pa verifikim, për zyrtarët, familjarët dhe klientët e kupolës së pushtetit.
Përveç kësaj, menjëherë pas emërimit në këtë detyrë, me fuqinë që i ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili e emëroi personalisht; Drejtori i Kadastrës Digjitale, Sokol Dine, i është futur tenderëve fiktivë, për t’u dhënë miliona financuesve të fushatave të PS.
Më 7 Maj 2024, ai ka shpallur një tender me vlerë fondi limit 210 milionë lekë të vjetra me TVSH, për të marrë makina me qira për zyrtarët e Kadastrës Digjitale, tender i cili do zhvillohet me procedurë të përshpejtuar për 10 ditë.

Kontrata e makinave me qira, do jetë me afat përdorimi 1 vit, ku përcaktohet dhe kushti, që siguracionet dhe mirëmbajtjen e makinave, do ta bëjë Kadastra Digjitale me fondet e shtetit.
Ka dy të vërteta, që këtë tender e klasifikojmë klientelist e fiktiv:
Së pari, sipas informacionit, tenderi është sajuar për kompaninë “Clasiç Sh.pk” me pronar Agron Papuli, miku familjar i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë 10 viteve ka marrë 24 milionë Euro tender për dhënie makinash me qira institucioneve të qeverisë, prandaj janë përcaktuar kriteret që plotëson vetëm kjo kompani.
Së dyti, Kadastra ka 23 makina me tepër se nevojat e saj për shërbime transporti zyrtarësh; ndërsa në aspektin ekonomik-financiar, me fondin 210 milionë lekë, Kadastra Digjitale mund të blejë minimalisht 20 makina të reja me shërbime të garantuara për 5 vite nga shoqëri koncensionare, por këto miliona i duhen dhënë mikut të Bablokut./Pamfleti
Lini një Përgjigje