Për të krijuar mendimin, se me Kadastrën Digjitale ka marrë fund klintelizmi, falsifikimi dhe vjedhja e pasurive; në faqen e Drejtorisë së Kadastrës, është vendosur citati i famshëm i Edit se: “Kompjuteri nuk ka, nuk njeh dhe nuk pranon mik”; kur teknikisht “truri” i kompjuterit pranon mik e falsifikime, mbasi regjistron vetëm të dhënat që hedhin punonjësit...
Kadastra Digjitale, parashikon trajtimin e dosjeve me short rastësor elektronik e gjeografik; që do të thotë, se dosje të Tiranës, Durrësit, Fierit etj., mund të trajtohet nga zyrat kadastrale të Shkodrës, Korçës, Kukësit e anasjelltas, duke eleminuar sportelet, korrupsionin dhe vonesat.
Por as Kadastra Digjitale e trumbetuar me bujë nga Edi Rama, nuk i ka dhënë zgjidhje reale e ligjore, kërkesë-ankesave të qytetarëve dhe as korrupsionit, për çështjet e pasurive që janë grabitur me falsifikime e mbi-vendosje, deri ditën e sundimit të horrit Artan Lame.
Jo për shkak të sistemit të instaluar, por sepse në krye të Kadastrës Digjitale, është emëruar një “Artan Lame” tjetër i quajtur Sokol Dine, i cili zbaton skema që krijojnë kaos, rëndim psikologjik e shpërqendrim të punonjësve, dhe i detyron të vazhdojnë klientelizmin e abuzimet.
Në denoncimin e ardhur në “Pamfleti”, thuhet se drejtori Sokol Dine i Kadastrës Digjitale, me fuqinë që i kanë dhënë shefat e mëdhenj, mban punonjësit edhe pas orarit ligjor të punës çdo ditë të javës pa dëshirën e tyre, madje refuzon tu paguajë orët shtesë.
Jashtë orarit zyrtar, drejtori Sokol Dine, ose “gogoli” siç e quajnë në Kadastër, mbanë dhe punonjëset me fëmijë të vegjël e halle familjare, por dhe gjithë të tjerët që pas orarit duan të ikin.
Ata, nuk kundërshtojnë asnjë rast kur ka ngarkesë punësh e duhet të qëndrojnë 2-3 orë më tepër për disa ditë, apo 1-2 herë në muaj; por Sokoli i Kadastrës Digjitale e ka bërë “ligj”, mbajtjen e dhunshme çdo ditë deri në orët e vona të mbrëmjes, madje dhe të shtunave e shpesh të dielave.
Denoncuesi, thotë se nën drejtimin e drejtorit “gogol” Sokol Dine, shkuarja dhe qëndrimi në punë, u është bërë aq stres e makth, sa lodhen e shpërqendrohen nga orët e gjata ditore e pa pushime në fundjavë, sa bëjnë gabime në dosjet e pasurive.
Referuar denoncimit, drejtoi Sokol Dine, bën presione të hartohen, korrigjohen e firmosen, dokumente, harta, gen-plane, sipërfaqe, emra pronarësh e certifikata, që nuk përputhen me të dhënat reale të pasurive, në të kundërt të largon nga puna në bashkëpunim me shefat qendror..
Ndërsa për demagogji, se gjoja me Kadastrën Digjitale ka marrë fund klintelizmi, falsifikimi dhe vjedhja e pasurive; në faqen e Drejtorisë së Kadastrës, është vendosur citati i famshëm i Edi Ramës: “Kompjuteri nuk ka, nuk njeh dhe nuk pranon mik”; kur teknikisht “truri” i kompjuterit pranon mik e falsifikime, mbasi regjistron ato të dhëna që hartojnë e hedhin punonjësit./Pamfleti
Lini një Përgjigje