TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2024, 13:31

Afera 2.2 milionë euro me tenderat, SPAK i sekuestron pasuritë dy ortakëve të Evis Berberit

Shkruar nga Pamfleti
Afera 2.2 milionë euro me tenderat, SPAK i sekuestron pasuritë dy
Evis Berberi

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Ish-drejtori i ARRSH-së Evis Berberi ra në pranga me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Sipas njoftimit të SPAK, janë sekuestruar 5 sipërfaqe toke, 6 automjete dhe 1 motor.  Këto pasuri i takojnë shoqërisë “DAAM” shpk, me ortak Valter Begaj dhe administrator Evis Lami, të dy persona nën hetim.

Berberi dhe dy biznesmenet akuzohen per “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Kujtojmë se, Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, dhe dy ortakët e tij, biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024.

Sipas SPAK, Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj “NET – GROUP”, sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë 'DAAM" që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte. SPAK thotë se përfitmi ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat janë investuar nga kompania 'DAAM' shpk.në pasuri të paluajtshme.

GJKKO firmosi urdhëarrestet më 13 mars ditën dhe kur janë kryer arrestimet dhe bastisur banesat e tre të ndaluarve. 

Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE) i ka dhënë “NET – GROUP”, sh.p.k që zotëronte ortaku i tij Valter Begaj, 3 tendera me vlerë totale 1.3 mln euro (137 milionë lekë pa Tvsh). 

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime kryesisht në kuadër të procedimit penal Nr. 214, të vitit 2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 244-25, 259, 287/2 të Kodit Penal.

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, për faktin penal të rezultuar dhe personat e dyshuar (njoftim i datës 14.03.2024), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

2. Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme:

· Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;

· Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

· Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;

· Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;

· Automjetin e markës “BMW”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;

· Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;

· Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;

· Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;

· Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;

Lini një Përgjigje