TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2024, 11:14

Agravohet situata në Bashkinë e Himarës për zgjedhjen e kryetarit, qytetari pështyn në fytyrë prefektin e Vlorës

Shkruar nga Pamfleti
Agravohet situata në Bashkinë e Himarës për zgjedhjen e
Situata në Bashkinë e Himarës

Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë ku po zgjidhet kryetari i përkohshëm i bashkisë është ndërprerë për shkak të tensioneve.

Me thirrje Greqisht, banorët përzunë nga mbledhja prefektin e Vlorës, Vangjel Tavon, ndërsa njëri prej tyre e pështyu në fytyrë.

Kujtojmë se Tavo është Prefekt i Qarkut të Vlorës, i emëruar javët e fundit nga qeveria në këtë detyrë.

Për shkak të tensioneve, mbledhja u shty për në orën 12:00. 

Dy kryetarët e Himarës, Jorgo Goro dhe Fredi Beleri janë në burg. Fredi Beleri, i cili u fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar, u arrestua për blerje votash dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme, por çështja ka kaluar në Apel. Kryetari në detyrë që ishte, Jorgo Goro i cili humbi zgjedhjet e vitit 2023, u arrestua pak ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe toke në Dhërmi. Pas arrestimit, ai dha dorëheqjen nga qelia.

Në mungesë të tyre, sipas ligjit, detyrën e kryetarit e merr përkohësisht nënkryetari i Bashkisë. Por Himara ka dy të tillë të emëruar më parë nga Jorgo Goro, e në këtë situatë, është Këshilli Bashkiak i Himarës që do të votojë se cili prej tyre do të komandohet në detyrën e kryetarit të bashkisë.

Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.Njëri prej tyre që do të zgjidhet, do të drejtojë bashkinë deri kur gjykata të shprehet me vendim të formës së prerë për fatin e Fredi Belerit, i dënuar me 2 vjet burg në Shkallën e Parë.

Nëse vendimi konfirmohet në Apel, Himara do të duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Lini një Përgjigje