TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Maj 2024, 14:53

Pse u ‘kacafytën’ televizionet e çunave të dy “kompetentëve” të Sudes?

Shkruar nga Pamfleti

Pse u ‘kacafytën’ televizionet e çunave të dy

Edi Rama i financon të dy; televizionit të Endri Meksit i jep tenderë e PPP në ortakëri me Olsi Ramën; ndërsa televizionin e Shkëlzen Berishës, po e financon nëpërmjet lejeve të ndërtimit për kulla dhe reklamave nga oligarkët si Pëllumb Salillari, Lenc Gjikuria dhe Artan Dulaku, nga trafikantët si trifon Murataj i “Bana King” dhe bizneseve të deputeve të PS, si “Big-Market”...

Gazetari Ylli Rakipi, drejtues i një emisioni në “TV-MCN”, me pronar Endri Meksin, djalin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, i njohur si kompetenti i firmave piramidale, deklaroi se ka parë duke darkuar sëbashku Shkëlzen Berishën, Çlirim Pekën dhe Erjon Veliajn.

Kjo deklaratë, u bë pasi Erjon Veliaj, tha se pronarët e disa mediave të Foltores, mes tyre dhe opinionisti i “TV-Klan” e “TV-Syri”, Baton Haxhiu, po e sulmojnë, ngaqë ai nuk u ka plotësuar kërkesat për leje ndërtimi e financime të paligjshme.

Pas deklarimit pa pamje që bëri Ylli Rakipi, reagoi krye bashkiaku Erjon Veliaj, i cili tha, se me Shkëlzen Berishën nuk është takuar qysh nga koha kur ishin në të njëjtin gjimnaz gjatë pushtetit të parë të Saliut, ndërsa Çlirim Pekën nuk e preferon as për përshëndetje në rrugë e jo për darka.

Por reagoi si i harbuar Çlirim Peka, drejtuesi i “TV-Syri”, që është në pronësi të djalit të Sali Berishës, duke e quajtur shpifje të sajuar qëllimisht nga “TV-MCN”, me  porosi e financim nga Edi Rama, për të dëmtuar imazhin e tij, të familjes “Berisha” e të Foltores.

Ai u betua, se te televizioni i “non grata” Shkëlzen Berishës, djalit të ish-presidentit e ish-kryeministrit “non grata” Sali Berisha, do publikonte milionat që televizioni i djalit të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, po merr nga qeveria e Edi Ramës.

Por televizioni i djalit të Saliut u tërhoq nga betimi i Çim Pekës, dhe nuk i publikoi faktet, për milionat që televizioni i djalit të Aleksandër Meksit, ka marrë nga qeveria e Edi Ramës nëpërmjet tenderëve, për të cilin duhet thënë, se është futur në tepsinë e pushtetit.

E vërteta është, se deklarata e Ylli Rakipit, nuk ishte shkaku që nisi konfliktin mes televizioneve “TV-MCN” e “TV-Syri” të çunave të dy kompetentëve të firmave piramidale.

Po, përse kacafytet çuni i Sali Berishës dhe çuni i Aleksandër Meksit në televizionet e tyre, duke përdorur tellallë në ekrane?

Prej afro 2 vitesh, pronarët e “TV-Syri” dhe “TV-MCN”, po kacafyten mes tyre, për të siguruar dhe dominuar preferencat e Edi Ramës në financimet prej qeverisë.

Në fakt, Edi Rama po i mbështet të dy televizionet e firmave piramidale, të kullave e  të Gërdecit: televizionit të Endri Meksit po i jep tenderë, troje, leje ndërtimi e koncesione në ortakëri me Olsi Ramën.

Ndërsa televizionin e Shkëlzen Berishës, Babloku po e financon nëpërmjet reklamave të koncesioneve që kanë marrë oligarkët Pëllumb Salillari, Lenc Gjikuria, Artan Dulaku etj.; të trafikantëve Trifon Murataj i “Bana King” dhe bizneseve të deputetëve të PS, si “Big-Market” etj./Pamfleti  

mcn tv syri tv kompetetët e sudes

Lini një Përgjigje