TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Janar 2026, 15:43

“Lufra”-“Erzeni” kërcënim për sigurinë ushqimore, si qumështi i blektorëve po zëvendësohet me qumësht pluhur e vaj palme

Shkruar nga Pamfleti
“Lufra”-“Erzeni” kërcënim për
Lufra dhe Erzeni luajnë me shëndetin e qytetarëve

Kompanitë e qumështin ulin blerjet nga blektorët dhe rrisin importin e qumështit pluhur...

“Lufra” dhe “Erzeni” janë kthyer në një kërcënim për sigurinë ushqimore në vend. Dy kompanitë kryesore të bulmetit kanë zaptuar tregun, por cilësia lë shumë për të dëshiruar.

Ishte deputeti i PS, Erion Braçe, ai që denoncoi sot një skandal me kompaninë “Lufra”. Ai ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra.

Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, sipas tij kompania Lufra tashmë ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre.

Vetë "Lufra" ka reaguar duke dashur të justifkohet se po ruan shëndetin e konsumatorëve: "Bashkëpunimi me fermerët vendas ka qenë dhe mbetet një vlerë themelore për ne. Çdo ditë punojmë me ta për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të cilësisë dhe sigurisë. Çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit për disa nga fermerët bazohet vetëm në analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen, qumështi pranohet menjëherë. Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes të fermerëve, kompanisë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve".

Por si qëndron e vërteta? Si “Lufra” ashtu dhe “Erzeni” e shumë kompani të tjera, dalin më me fitim nëse përdorin vaj palme dhe qumësht pluhur në produktet e tyre, sesa të marrin qumështin e blektorëve.

Pak kohë më parë Autoriteti i Konkurrencës kreu një hetim për tregun e qumështit, pasi pati një rritje të ndjeshme të çmimit. Konkurrenca nuk gjeti shkelje në këtë aspekt, por u zbulua një element tjetër edhe më alarmant.

Kompanitë kanë ulur çmimin e blerjes së qumështit nga fermerët, ndërkohë që çmimi përfundimtar në tregun me pakicë është rritur ndjeshëm.

Gjatë hetimit, Autoriteti ka evidentuar edhe një rritje të madhe të importeve të qumështit nga jashtë, sidomos nga kompania Erzeni sh.p.k.

Të dhënat e INSTAT të konsultuara konfirmojnë se gjatë 2024 në vend u numëruan 224 302 krerë lopë nga 342 683 në vitin 2018. Vetëm gjatë viteve 2021–2023, numri i lopëve u ul me rreth 45 mijë. Kjo ka bërë që prodhimi i qumështit të lopës të zbresë në 745 mijë litra, nga 964 mijë litra që ishin 10 vite më parë.

Prodhimi vendas i qumështit në Shqipëri është në rënie të vazhdueshme, ndërsa në mënyrë paradoksale po rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat përdoren në industrinë ushqimore si zëvendësues të produkteve natyrale.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 tregojnë se në territorin shqiptar janë grumbulluar rreth 95 mijë tonë qumësht, me një rënie prej 6.6% krahasuar me vitin pararendës.

Rënia më e ndjeshme është shënuar tek qumështi i deles me 9.7%, ndërsa qumështi i lopës, që zë pjesën më të madhe të prodhimit, ka rënë me 6.5%. Paralelisht, ka rënë ndjeshëm edhe prodhimi i djathit dhe gjalpit, duke reflektuar pasojat direkte të kësaj tkurrjeje.

Ndërkohë importi i qumështit pluhur është rritur me 15% gjatë periudhës janar-prill 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mësohet se gjatë kësaj periudhe shqiptarët konsumuan 200 mijë kg qumësht pluhur dhe pjesa dërrmuese e kësaj sasia është importuar nga kompanitë Super Milk; LUFRA; AD SH-2014; ELKA SA; Alta Group, etj.

Një tjetër alarmant është përdorimi i vajit të palmës, i cili ka zëvendësuar yndyrnat shtazore në shumë produkte ushqimore. Shqipëria importon rreth 3 mijë ton vaj palme në vit, kundrejt vetëm 380 tonëve në 2014. Megjithëse konsiderohet i dëmshëm për shëndetin, ai përdoret masivisht në bulmet, brumëra dhe ëmbëlsira.

Pra duket qartë se “Lufra”, “Erzeni” dhe shumë të tjerë e kanë më kollaj të shesin vaj palme dhe qumësh pluhur, sesa qumësht të marrë nga lopët. /Pamfleti

 

lufra erzeni pluhur

7 Komente

  1. S
    Sotiri

    Vaji i palmes në qumesht? Na habitet! Vaji i palmes kërkon temperatura të ngrohta per te mos ngrire. Gjithmonë fundi i shishesh behen i bardhe dhe i ngurte si dhjam! Vaji i palmes perdoret si zevendesues i vajit te lulediellit dhe gjalpit por jo qumeshtit! Vendet më të zhvilluara e perdorim. Shikoni produktet e biskuterise Italiane, belve, gjermane etj., e kanë te shkruar që perdorim vai palme. Persa i perket qumeshtit pluhur ku është problemi? Qumeshti pluhur është qumesht i fresket i cili nepermjet procesit teknikogjik kthehet në Puder DHE perdoret në te gjitha produktet e bulmetrave.

    1. E
      E verteta

      Keni te drejte per sa thoni, por duhet te mbani parasysh dy faktore: 1. Vaji i palmes nuk bie ne fund te shishes, sepse shperndahet ne qumesht nepermjet procesit te homogjenizimit, ku perdoren presione deri 250 atm/ml qumesht - ne pajisje qe quhen homogjenizatore. Keto pajisje ndodhen pothuaj ne cdo fabrike ne Shqiperi. 2. Perdorimi i q.pluhur ne produktin qe deklarohet si qumesht i fresket ne vetvete perben shkelje te ligjit te ushqimit ne specifikimin e produktit "qumesht i fresket". Por e keqja nuk mbaron ketu. Qumshti pluhur i perdorur eshte ne pergjithesi i zhveshur nga proteina kryesore e qumshtit (kazeina); pra perdoret pluhur me proteina hirre dhe 0% yndyre - qe eshte shume me i lire se qumshti pluhur me proteina te plota. Mungesa e yndyres kompensohet nga keto fabrika me vaj palme. 3. Eshte vene re perdorimi ne mase i qumshtit pluhur ushqim per vica - me permbajtje deri 30% pluhur soje, yndyrna vegjetale dhe konservante. Ky qumesht ka filluar te perdoret gjeresisht, sepse eshte i lire dhe ne pamje duket qumesht i vertete.

    2. R
      Roki

      Mos u beni analizen problemeve qe nuk njihni..

      1. v
        vk

        https://usefulfooddrinks.com/17348675-how-to-identify-palm-oil-in-milk-how-to-determine-the-presence-of-palm-oil-in-milk-at-home Kudo hyn Vaji i Palmes!

        1. N
          Nuri Hylviu

          Shume e thjeshte zgjidhja per importin masiv te Qumeshtit Pluhur dhe Vajit te Palmes Ndaĺohet plotesisht importi i Qumeshtit pluhur dhe Vajit te Palmes qofte dhe per nje periudhe stabilizuese derisa te merret vendimi i futjes ne BE. Per pasoje rritet interesi i bujqeve per te mbajtur me teper bageti dhe prodhuar me shume qumesht. Per pasoje do te shtohet interesi i bujqve per te ndenjur dhe u kthyer nga jashte per ne Shqiperi. Atyre Fabrikave,baxhove,tregtareve qe duan te importojne,shesin dhe perpunojne qumesht pluhur dhe Vaj Palme mbyllu aktivitetin. I gjithe konsumatori Shqiptare e di qe importohet Qumesht pluhur dhe Vaj Palme por shkon me idene se ai nuk eshte brenda produktit qe blen ai perndryshe do ta refuzonte ate produkt. Derisa te stabilizohet tregu vendos cmime tavan te perkohshme per cmimin e qumeshtit te fresket Rezultati: Rritet prodhimi i qumeshtit ne vend. Rritet prodhimi i mishit ne vend. Rritet numri i njerezve qe merren me blegtori ne menyre proporcionale ne te gjithe fshatrat e Shqiperise. Rritet dinjiteti dhe fitimi i bujqeve dhe blektoreve qe merren me kete aktivitet. Pakesohet dhe eleminohet lenja djerr e tokave bujqesore. Shtohet numuri i te kthyerve ne atdhe dhe numuri i te punesuarve. Shtohet prodhimi i plehut organik,burimi kryesor i rritjes se pjellorise se tokes.(Shenim:Plehrat kimike e shtojne prodhimin por nuk e rrisin pjellorine e tokes.) Detyrohet pronari i tokes me ligj ta jape token me qera me kontrate noteriale per nje periudhe disavjecare dhe jo me regjimin e sotem,nje vit ta jap dhe tjetrin ta marr. Me BE behet marreveshje qe ky regjim detyrues,do te jete derisa te ndryshojne keta tregues qe kemi sot,me premtimin e liberalizimit te tregut si dhe ne Europe, sapo te merret vendimi i futjes se Shqiperise ne Europe. Te jemi te sigurte qe ashtu si kapercyem mungesat e tregut ne prodhime blektorale ne vitet 1991-1995, me nje popullsi mbi 3 milion banore,ne kohen e sotme me kete popullsi me te vogel kjo gjendje me keto masa permirsohet per 2 vjet

          1. Z
            Zana Lusha

            Keni shume te drejte per problemin e qumeshtit duhet te ngrihen grupe pune te vazhdushme nga ministria perkatese per kete problem respekte per problemet qe ngreni

            Lini një Përgjigje