TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Janar 2026, 16:40

Rrethohet Manastirliu; BKH kontrolle tek ortaku i vjetër, Besnik Çullhaj i Genius LAB

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolli i BKH-së te Genius LAB sinjalizon hyrjen e SPAK në fazë goditjeje, me Ogerta Manastirliun në qendër të skemës së laboratorëve, tenderëve pa garë dhe pasurive të krijuara gjatë pandemisë, ndërsa hetimi ndjek gjurmën e parave dhe prishjen e pazareve brenda rrethit të përfituesve...

Rrethohet Manastirliu; BKH kontrolle tek ortaku i vjetër, Besnik

Pak para festave të fundvitit, BKH ushtroi kontroll në ambientet e laboratorëve Genius LAB, një veprim që shënon kalimin e hetimeve nga faza e vëzhgimit në ndërhyrje konkrete dhe që vendos drejtpërdrejt nën presion Besnik Çullhajn, përfituesin kryesor të tenderave të shëndetësisë gjatë pandemisë dhe njeriun që për vite është konsideruar ortak politik i ish-ministres Ogerta Manastirliu.

Ky kontroll nuk erdhi si procedurë rutinë, por si pasojë e grumbullimit të të dhënave mbi mënyrën se si kompania Genius shpk ka thithur fonde publike përmes qindra tenderave, në një periudhë kur shëndetësia funksiononte nën regjim emergjence dhe kontrolli mbi procedurat ishte praktikisht i paralizuar.

Sipas informacioneve që disponon Pamfleti, ndërhyrja e BKH-së te Genius LAB ka shkaktuar reagim të menjëhershëm te drejtuesit e kompanisë, të cilët kanë nisur të zhdukin pajisje, telefonë dhe materiale të ndjeshme.

Hetimi që po zhvillon SPAK nuk synon më të ndalojë te operatorët privatë, por po ngjitet në nivelin ku është marrë vendimi politik, sepse pa firmat, mbrojtjen dhe orientimin e Ogerta Manastirliut, skema e laboratorëve nuk do të kishte funksionuar, nuk do të ishte zgjeruar gjatë pandemisë dhe nuk do të kishte prodhuar pasuri të përmasave që sot po verifikohen.

Nga pandemia e COVID-19 e tutje, Genius shpk e Besnik Çullhajt u shndërrua në përfitues sistematik të fondeve publike, duke marrë rreth 270 tendera nga degët e Ministrisë së Shëndetësisë, shumica pa garë reale, shumica me procedura formale dhe shumica me vlerë sa fondi limit, ndërkohë që të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë 537 pagesa me vlerë mbi 384 milionë lekë, pagesa që nuk do të ishin të mundura pa një mbrojtje politike të fortë dhe të qëndrueshme.

Rrethohet Manastirliu; BKH kontrolle tek ortaku i vjetër, Besnik
4 mln euro tenderë nga Pandemia

Pandemia shërbeu si momenti ideal për këtë skemë, sepse në kohën kur qytetarët ishin të izoluar dhe sistemi shëndetësor funksiononte në regjim emergjence, Manastirliu e ktheu krizën shëndetësore në burim pasurimi për rrethin e saj të besuar.

Sot, marrëdhënia mes Ogerta Manastirliut dhe Besnik Çullhajt rezulton e prishur për pazare financiare, një fakt që po ndihmon hetuesit të rindërtojnë skemën nga brenda, sepse konfliktet për ndarjen e parave zakonisht flasin më shumë se çdo dokument zyrtar dhe zbulojnë hierarkinë e pushtetit brenda aferës.

Në tavolina private, sipas dëshmive që kanë mbërritur në redaksi, Çullhaj ka shprehur cinizëm ekstrem ndaj pandemisë, duke folur për COVID-19 si periudhë fitimi dhe duke uruar rikthimin e një krize tjetër shëndetësore, sepse vetëm në kushte kaosi, sipas tij, paratë publike qarkullojnë pa pyetje dhe pa kontroll, një mentalitet që shpjegon mënyrën se si u ndërtua pasuria e tij gjatë emergjencës.

Hetimi shtrihet edhe mbi pasurinë personale të Besnik Çullhajt, duke verifikuar blerje pronash dhe apartamentesh në Hamburg të Gjermanisë, në Itali dhe në Belgjikë, një pasuri kjo marramendëse e vendosur në qytete strategjike.

Kontrolli i BKH-së në Genius LAB shënon një kthesë konkrete, sepse për herë të parë skema e laboratorëve nuk trajtohet si problem administrativ, por si çështje penale, me përgjegjësi të individualizuara dhe me vëmendje të drejtpërdrejtë te vendimmarrja politike që e bëri të mundur. Me këtë hetim, SPAK po i afrohet bërthamës së skemës, që është... Ogerta Manastirliu! /Pamfleti



besnik Çullhaj genius lab ogerta manastirliu bkh spak

18 Komente

  1. A
    Alban

    Kjo eshte nje tjeter hajdute e ngelur ne hije

    1. V
      Valentina

      Me mir vone se sa kurr sa gjynaaa me nje ish ministre Shendetesieee e pa shpirt. Ketu ska pune zoti. Por drejtesiaaaaa. Sot nuk ka as i majte dhe as i djathte.

      1. p
        përparimselmanaj

        samëshum tëvjedhin.aqdetyramëtëmiramarin ingrejnënëdetyr.qëtëvjedhinmëshum njëmollekalburiprishtëgjitha

      2. S
        Sofi

        Kapni te gjith hajdutet dhe jepuni denimin emiratuar zati jau shperbleft

        1. S
          Sara

          Fol ashtu ti vet se punon ke Genius

        2. 0
          007/2

          Pa, pa, çfarë na ka bo BKH. Po kjo ishte Kandidate për Kryetare Bashkie të Tiranës. Balluku bashkë me Manastirliun bën goxha punë pregatitore. Këta, kanë ngrën edhe nga të vdekurit?

          1. T
            Tafili

            SPAK eshte shum I vonuar. Manastirliu qe ne pandemi duhej te ishte ne burg. Mjafton vdekja e qindra njerezve ne pandemi, qe I lane pa mjekim dhe qindra te tjere ne onkologjik, qe vazhdojne te vdesin nga mungesa e ilaceve per kancer.

            1. L
              Liljana Mucaj

              Jam shume ok me cke shkruajtur.kjo eshte shtriga qe ka mare jete njerëzish.zoti e dënoft.

            2. F
              Feti Dema

              Manastirliu është edhe me fat edhe me mik. Një hetim për plandeminë mund të nisë në SHBA dhe hetimi mund mos ti lërë pas dore edhe edhe këta çapaçulët rajonal. Sidoqoftë BKH duhet ta shtrijë krahun.

              1. g
                gani Myrta

                SPAK PO PUNON ,por mensoj se mund te kishte nje nderhyrje ne kohe me te shpejt.

                1. S
                  Selim Pilafi

                  Kjo mynxyrë është një kriminele, gjatë pandemisë analizat të cilat ishin të shtrenjta i çoj te privati dhe laboratorët e shtetit flinin gjumë.Palloshi që është një legen e caktoi këtë edepseze për kryetare të bashkisë. U zënt haka e këtij populli deri në 7 breza.

                  1. f
                    flutra

                    po, 7 breza duhen per te zhdukur keta/keto monstrance, nishani, te pâ go put e tmerrshme, paskemi qene popull me probleme te papara????????????????

                  2. E
                    Endri

                    Këta vetë i ngrenë e vetë ua zhysin.. çudi si shpëtoi Damiani.. merak e kam... se ok që ndjekin urdhrat po kaq të verbër.. prandaj kanë vënë njerëzit e tyre të besuar ama te burgu bëhen pentito të gjithë... heh po këta si Genius zgjidhen leht, mjafton të shkosh nëpër printime e të shohësh emailet se ne vend te broshurave apo fletëve të dosjeve do kenë paguar për të printuar për fushatën, pastaj këto pagesat e pa deklaruara aha ec e merri vesh

                    1. L
                      Luleshtydhja

                      Hajdute MANASTRALIU, kjo moster qe vodhime vdekjen e shqiptareve , kjo zuzare qe do postin e kryetares se bashkise , kjo luleshtrydhe engjellire qe fryu privatet me lek me vdekjen e familjareve tane , kjo moster fundin e ka tragjik si balluku/ linda AKSHIT qe me rafte pika qe eshte ne qera ti blejme nje shtepi ne do jete ne qeli me chachken e krifcen te gjitha bashke te bejne origjira se lek kane plot

                      1. T
                        Truth

                        Kjo bashke me parardhesin e saj Beqaj kane be kerdine si askush tjeter tek Shendetesia. Te gjithe ish ministrat sidomos te ketyre 10viteve te fundit jane per Burg. Keta perhapen stilin e 30% te drejtorat e vete kaluan ne bashkeinvestitor ne Tenderat qe jepnin. E kuptoni qe kaloi perqindja nga 5-10% rryshfet Ministrat e PD ne gjysem pergjysem me keta. Ne Burg te shkojne te gjithe qe nga 2005 e ketej. Ama perpara tu sekuestrojet pasuria. Nese nuk ju merren pasurite e ti kthehen buxhetit nuk kemi bere asgje. Keta do bejne burg lluksoz me te gjitha te mirat e do dalin multimilionera nga Burgu.

                        1. A
                          Abdiu

                          Manastriliu është qershia mbi tort e korrupsionit dhe i shkon për shtati edhe nofka që i kanë vënë njerzit pranë sajë që e thirrin (luleshtrydhe). Me sa duket,e gjithë administrata janë për ndëshkim, gjënë më kryesore që duhet te bëjë drejtësia është t'u sekuestrohen pasuria dhe t'u kthehet taksapaguesve shqiptar,dhe t'u hiqet statusi i administratës,por me sa duket mazhoranca dhe opozita nuk kanë mundësi t'i sekuestrohen se u prishen interesat,Mir do te ishte qe te Dali një forc e re politike në protesta, me premtimin e abrogimin e ligjit 7501, ligjin paketës maleve,ligjin e dhënjes me koncesione dhe shum ligjeve te tjera. Te vendoset dhe te aplikohen referendumet për shum ligje, .. që bien ndesh me interesat e popullit,vetem atëherë do gjej stabilitet vendi.

                          1. A
                            Arbeni

                            O Xha Tafil pse flet kot a ferëzi.Në kohën e Covid-it bdisnin njerëz në të gjithë botën nga USA,MB,Gjermani,Francë,Itali,Japoni e gjer në Australi,sepse vaksina. Kundër Covid nuk kish dalë akoma.Pra Z Manadtirliu nuk i ndalonte dot vdekjet e shqiptarëve.Për atë që në atë kohë korrupsioni lulëzoi kjo është e vërtetë dhe ish ministrja duhet të investigohet dhe nqse gjënden fakte dhe prova të arrestohet e të shkoj në burg

                            1. F
                              Fitret

                              Laboratori më shkërdhatë në Shqipëri me analiza fallco hallexhinjtë paguajnë mjaftueshëm dhe marrin analiza formale

                              Lini një Përgjigje