TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Janar 2026, 14:39

Pas denoncimeve të 'Pamfleti'- t, më në fund KLP vendos të verifikojë integritetin e prokurorit të Fierit Elion Mustafaj

Shkruar nga Pamfleti
Pas denoncimeve të 'Pamfleti'- t, më në fund KLP vendos
Elion Mustafaj /

Njollat e zeza referuar KLP-ës, lidhur me verifikimin e figurës dhe arsimimit të krye-prokurorit  të Fierit, Elion Mustafaj...

Më 9 janar 2026, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi verifikimin e pasurisë dhe figurës së kryeprokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, si procedurë për riemërimin e tij në këtë detyrë.

Është kompetencë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ta riemëruar në krye të Prokurorisë së Fierit, por ka detyrim t’i verifikojë figurën realisht, jo fiktivisht, siç bëri komisioni i vettingut.

Sepse ka disa prokurorë të cilët, pasi kaluan vettingun me fshehje të të dhënave për korrupsion dhe lidhje me krimin, janë arrestuar, shkarkuar, pezulluar dhe janë nën hetim nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, SPAK dhe nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi u janë zbuluar shkeljet.

Edhe kryeprokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, “Pamfleti” i ka zbuluar dhe provuar me dokumente zyrtare disa njolla, të cilat iu fshehën tre komisionerëve të vettingut: Valbona Sanxhaktari, Firdejs Shuli dhe relatori Olsi Komici. Ky i fundit është aktualisht deputet i PS-së, ndërsa të tre rezultojnë të lidhur në interesa me dajën e tij, drejtues në Fakultetin e Drejtësisë.

Dokumentet tregojnë se më 1 maj 2004, Elion Mustafaj filloi punë si kancelar me kohë të plotë në Prokurorinë e Durrësit, ndërkohë që në të njëjtën periudhë ka deklaruar se ndiqte studimet universitare me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë gjatë viteve 2003–2007.

Në të njëjtën periudhë kohore, kur ishte student me kohë të plotë në ciklin e parë universitar, ka deklaruar se paralelisht ka kryer edhe master shkencor, pa përfunduar ende ciklin e parë.

Bashkëshortja e tij, Najada Mustafaj, është e punësuar në kompaninë “Puka LLC” në SHBA, në pronësi të shtetasit shqiptar Dorian Puka, i dënuar dy herë me burg në Angli për grabitje banesash dhe biznesesh dhe aktualisht nën hetim në Shqipëri për trafik droge, gjobëvënie dhe pastrim parash.

Najada Mustafaj jeton prej 13 vitesh në SHBA, por përfiton paga mujore fiktive nga dy kompani në Shqipëri, “Alba Konstruksion” dhe “Klodioda sh.p.k.”, pjesë e grupit “AFL sh.p.k.”, me ortakë me të cilët Elion Mustafaj ka pasur lidhje hetimore.

Për Elion Mustafajn ka 7 kallëzime penale dhe mbi 60 denoncime për abuzime me dosjet penale, gjatë kohës kur ka qenë prokuror në Vlorë, Korçë dhe Lushnje, si dhe pas vettingut, si kryeprokuror në Fier, ku synon të riemërohet.

Ai ka hequr nga dosja “Bankers” bashkëshorten dhe vajzën e eprorit të tij, Luan Abazi, sekretar dhe drejtor ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilat dyshohet se kanë falsifikuar bilancet e kompanisë “Bankers”.

Burime të besueshme kanë deklaruar për “Pamfleti” se Elion Mustafaj ndodhet në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit, me dyshime për korrupsion, ndërhyrje në hetime dhe lidhje me persona të sanksionuar.

Prokurori Elion Mustafaj nuk ka deklaruar aktivitetin e tij në Shqipëri dhe SHBA gjatë periudhës 1 maj 2020 – 30 prill 2021, kohë gjatë së cilës Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha leje pa të drejtë page me Vendimin nr. 97, datë 15 prill 2020, dhe më pas e riktheu në Prokurorinë e Vlorës.

KLP duhet të verifikojë nëse Elion Mustafaj, pas rikthimit nga leja, ka firmosur akte hetimore në Prokurorinë e Vlorës që i përkasin periudhës 1 maj 2020 – 30 prill 2021, kohë kur nuk ishte në detyrë.

Këto janë fakte që, pasi u publikuan nga “Pamfleti”, drejtuesja e KLP-së, Mirela Bogdani, në vend që t’i verifikonte, mori në mbrojtje prokurorin Elion Mustafaj dhe tentoi të intimidojë median, duke i kërkuar të heshtë.

Relator për verifikimin e figurës, integritetit dhe pasurisë së kryeprokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, është caktuar anëtari i KLP-së, Moisi Duda.

Nuk besohet se zoti Duda do t’i shpërfillë provat, pavarësisht faktit se të dy njihen prej vitesh, që nga periudha 2004–2007 në Durrës, kur Elion Mustafaj ishte kancelar në Prokurorinë e Shkallës së Parë, ndërsa Moisi Duda prokuror në Apel, periudhë gjatë së cilës dyshohet se kanë krijuar marrëdhënie të afërta profesionale../Pamfleti

prokurori i fierit elion mustafaj klp

1 Komente

  1. e
    eno

    My mburej kido , si mik i Altin Dumanit. E ka konsumu ate vend e pa vend, duke abuzuar me detyren ne emrin e tij.

    Lini një Përgjigje