TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Janar 2026, 11:31

“Debati” i Edi Ramës me Blendi Fevziun, mjegull apo shantazh?

Shkruar nga Pamfleti
“Debati” i Edi Ramës me Blendi Fevziun, mjegull apo shantazh?
Edi Rama dhe Blendi Fevziu /

Një debat i stisur për të ndalur një intervistë që mund të ndryshojë lojën...

Ka mjaft zëra që i mëshojnë argumentit se Edi Rama ka nisur një diskutim abstrakt me Blendi Fevziun për të hequr vëmendjen nga problemet dhe çështjet e mëdha që kanë pllakosur qeverinë dhe mazhorancën.
Mund të jetë vërtet kështu, por Edi Rama ka shumë mënyra për të shpikur ngjarje të tjera që të largojë vëmendjen. Debati i stisur me Fevziun duket se nuk ka një shënjestër të qartë për ta përdorur gazetarin e njohur si një mundësi “shlodhjeje” politike.

Përkundrazi, shënjestrimi i vazhdueshëm i Fevziut tregon qartë se Edi Rama e ka personalisht me gazetarin e njohur. Dhe po e godet fort, duke kërkuar që të paraqitet në emision për të thënë diçka, ose, siç thuhet në sallonet e Tiranës, për të ndaluar apo zbutur një ‘AS’ që Blendi Fevziu e ka nën mëngë.

Kush mund të jetë ky ‘AS’? Zërat thonë se Blendi Fevziu ka përgatitur një intervistë të bujshme që mund ta dëmtojë Edi Ramën, qeverinë dhe mazhorancën. Disa thonë se bëhet fjalë për një intervistë që nxjerr një “scoop” të madh, të tjerë se është përgatitur një intervistë me një diplomate të njohur, e cila mund të hedhë “bomba bërthamore” politike ndaj Edi Ramës.

I gjendur përballë këtij fakti, Edi Rama duket se nuk dëshiron të qëndrojë indiferent. Nëse ekziston versioni i një “bombe bërthamore”, ai kërkon t’i dalë të keqes përpara, duke u pozicionuar publikisht, ndoshta paralelisht ose bashkëngjitur me intervistën “bombë”.

Fevziu, nga ana tjetër, duket dukshëm më i qetë sesa Edi Rama, i cili po shfaqet i ngarkuar dhe insistues. Gazetari deklaroi sot se nuk do t’i përgjigjet më kryeministrit në distancë, por e pret të vijë në emision. Po kur? Kjo duket se është pyetja thelbësore.

Edi Rama po ushtron presion të hapur, çka nuk lidhet me ndonjë shqetësim për ministrat e tij, të cilët i trajton si ‘gurë’ shahu. Ajo që e shqetëson realisht është frika nga një qëndrim i fortë diplomatik publik.

Një precedent i tillë ishte intervista e Yuri Kim te Blendi Fevziu në vitin 2024, kur ajo drejtoi gishtin ndaj politikanëve në qeveri që kishin lidhje me krimin. Ishte një intervistë që fliste qartë për idenë e largimit të Edi Ramës nga pushteti, dhe pas saj erdhi kundërlëvizja me arrestimin e Erion Veliajt.

Një intervistë e rëndësishme diplomatike sot do të ishte fatale për Edi Ramën dhe çdo qëndrim i tij në pushtet nuk do të ishte gjë tjetër veçse inerci. Kjo do ta çonte çështjen jo në zgjatjen e pushtetit, por në strehim fizik, ashtu siç po ndodh këto ditë me Ajatollahun e Iranit./Pamfleti

 

debati i edi ramës me blendi fevziun mjegull shantazh

2 Komente

  1. p
    penicillina

    bledi fevziu eshte serbi i dyte me i madh pas vicidolit ne tranzicionin 35 vjecar, poshte serbet rrofte shqiperia

    1. F
      Feti Dema

      Fevziu është 'gebelsi' i Edi Ramës. Do bijen të dy. Nga pesha e fajit dhe pesha e llomotitjeve.

      Lini një Përgjigje