Helmimet pa fund në Akademinë e Sigurisë, pse nuk ndalet “SORI-AL”?
Nuk kanë fund skandalet dhe bëmat me sigurinë ushqimore në vend.
Një muaj pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ka ndodhur e njëjta situatë.
Një natë më parë, 60 studentë kanë përfunduar në urgjencë me shenja të forta helmimi dhe gishti është drejtuar sërish te “SORI-AL”, në pronësi të Nikolin Jakës, transferuar formalisht te bashkëshortja e tij, Alma Tafani, e më pas te vjehrra.
Skandali merr përmasa të mëdha, pasi në fund të majit ndodhi një rast identik dhe kompania ia hodhi paq. Fillimisht, AKU e bllokoi dhe e gjobiti, teksa prokuroria nisi edhe hetimet. Por bllokimi zgjati vetëm 5 ditë. Nga ana tjetër, edhe prokuroria nuk arriti në asnjë përfundim dhe të gjithë ia hodhën paq.
Por si ka mundësi që kjo kompani nuk preket nga institucionet, pasi në vend që të ushqejë shëndetshëm studentët, i helmon? Kjo pasi kjo është hera e katërt e raportuar, pasi ka pasur edhe raste të tjera të paraportuara.
Rasti i parë është helmimi i 63 studentëve të policisë, më 18 maj 2015. Ky helmim u tentua të mbahej i fshehtë nëpërmjet çeqeve të biznesmenit Nikolin Jaka, dhënë drejtuesve, por u zbulua kur gjendja e studentëve u rëndua dhe ata u dërguan në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë.
Rasti i dytë është helmimi i 30 studentëve të policisë, më 3 mars 2021, kur përsëri drejtuesit e Akademisë së Policisë, në pazar me biznesmenin Nikolin Jaka, tentuan ta mbanin të fshehtë, por gjendja e studentëve u rëndua dhe ata u dërguan në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë.
Rasti i tretë, po në Akademinë e Policisë, është helmimi i 56 studentëve më 6 maj 2026, të cilin drejtuesit e Akademisë tentuan ta fshihnin, por ngjarja u zbulua pasi studentët përfunduan në spital.
Dhe rasti i djeshëm e çon në 4 numrin e helmimeve.
Në të gjitha rastet, ushqimet nga të cilat janë helmuar studentët e policisë janë përgatitur dhe furnizuar nga kompania “SORI-AL” e burgaxhiut të tenderëve, Nikolin Jaka, ndërsa drejtuesit e Akademisë së Policisë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme i kanë lënë monopolin e furnizimit me ushqime.
Skandali tjetër është se në maj u arrestuan dy punonjës të kompanisë “SORI-AL” dhe u shpall në kërkim administratorja Alma Tafani. Tafani jo vetëm që nuk u arrestua, por vijon të helmojë studentët. Skandali bëhet më i rëndë sepse kjo kompani gatuan edhe për shumë institucione të tjera, përfshirë edhe kopshte dhe çerdhe. /Pamfleti
Ne akademi ka patur gra e burra zonja qe kane gatuar thjeshte e shkelqyeshem, shendetshem. Çar jane keto maskaralleqe, e ku, ne nje institucion ku pergaditet e ardhmja e sigurise.
Kjo Alma Tafani, çdo gjë e gatuan në Ish shkollën e bashkuar, sot garnizoni Skënderbej, aty duke qenë në institucion ushtarak, as AKU nuk shkon dot për kontrolle të befasishme...aty ka motrën e vet Luljeta e cila ka 10 vite që punon në drejtorinë e inspektimit të ministrit dhe kontrollon gjithçka...ajo edhe e menaxhon personelin aty...ja kanë frikën të gjithë drejtuesit...
Kto monstrat Jaka dhe Tafani gatuajne edhe per spitalet, shkoni inspektoni çushqim gatuajne qe nuk e han as qente e macet. I shemben tsemuret e gjore me çorbe, veze e djathe ne tre vaktet. Te semurt nuk ankohen se qendrojne pak dite shtruar dhe shumica e te shtruarve me gjate ushqehet nga shtepia. Si nuk ka nje prokuror burrreeee qe ti hedh prangat ketyre monstrave. Bishti i qenit mbetet bisht qeni, thoshte i paharumi Mirush Kabashi ne rolin e burgaxhiut Braush. Edhe ky monstra Nikolin Jaka e provoi goxha burgun por spaska ven mend. Ka nevoje per nje kamping burgu tjeter.