Çfarë pasurie ka familja Rama? Ja të ardhurat e kryeministrit dhe djalit...
Zbardhet pasuria e familjes Rama për vitin që lamë pas. Sipas deklaratës së dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, kryeministri Edi Rama ka përfituar gjatë vitit të kaluar të ardhura neto në vlerën e mbi 14.3 milionë lekëve.
Sipas deklarimit, Rama ka përfituar 3,402,084 lekë neto nga paga si kryeministër gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2025. Ndërkohë, ai ka deklaruar edhe 10,904,091 lekë neto në kategorinë “të ardhura të tjera”, pa specifikim të detajuar në ekstraktin e publikuar. Por mësohet se bëhet fjalë nga të ardhurat artistike
Po gjatë vitit 2025, kreu i qeverisë ka shtuar një llogari bankare me vlerë 349,544 lekë, për të cilën burimi i krijimit është deklaruar paga.
Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të deklaruara nga Rama rezulton në kategorinë “të ardhura të tjera”. Nisur nga aktiviteti i njohur publik i kryeministrit në fushën e artit dhe ekspozitave ndërkombëtare, dyshohet se këto të ardhura mund të lidhen me veprimtarinë e tij artistike, megjithatë në deklarimin e publikuar nuk jepet një specifikim zyrtar mbi origjinën e tyre.
Linda Rama shton pronat
Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka deklaruar shtim vlere në një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 118 metra katrorë, në pronësi të plotë të saj. Vlera e shtuar e pasurisë është 19,296,477 lekë dhe burimi i krijimit është deklaruar si “të ardhura”. Duhet theksuar se edhe në vitin 2024 Linda Rama ka investuar në prona.
Linda Rama ka raportuar gjithashtu të ardhura neto prej 6,699,149 lekësh nga punësimi, ekspertiza dhe qiradhënia gjatë vitit 2025.
Në deklaratë evidentohet edhe pakësim i gjendjes cash me 10 mijë lekë, si dhe ulje e një llogarie bankare me 1,964,873 lekë.
Sa i përket detyrimeve financiare, ajo ka marrë një kredi të re bankare në vlerën 5 milionë lekë, me afat shlyerjeje 10-vjeçar, deri në maj të vitit 2035. Në fund të vitit 2025, shuma e pashlyer e kësaj kredie rezulton 4.74 milionë lekë.
Ndërkohë, për një kredi tjetër ekzistuese në euro, Linda Rama ka shlyer gjatë vitit 23,223 euro, ndërsa detyrimi i mbetur në fund të vitit rezulton 173,766 euro.
Ndryshime edhe në pasurinë e djalit
Sipas deklarimit familjar, djali i çiftit Rama ka raportuar ulje të gjendjes cash me 2,500 euro, ndërsa ka shtuar një llogari bankare me 8,297 euro, me burim të deklaruar të ardhurat.
Ai ka deklaruar gjithashtu pakësim të fondeve të investimit me 16,445 euro, ndërsa të ardhurat e tjera neto të realizuara gjatë vitit 2025 arrijnë në 1,083,258 lekë.
Të dhënat e publikuara nga ILDKPKI tregojnë se familja Rama ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme në pasuri, të ardhura dhe detyrime financiare gjatë vitit 2025, me pjesën më të madhe të të ardhurave të kryeministrit të raportuara në kategorinë “të ardhura të tjera”, për të cilat nuk jepen detaje të mëtejshme në ekstraktin e deklarimit. /Pamfleti








Nuk jam duke pare offshore accounts
Jane llogari offshore qe per shqiptaret dmth jane jashte dhenies se informacionit. Kush do I ndricoje shqiptaret per keto?
200.000 eu nje pale pushime 3-4 ditore i ka cifti kryeministror. Dhe sulltani bruneit do i kish zili.
Oj t'emen, po ky qenka da Vinci, Michelangelo , Van Gog e Monett te marre se bashku. Sa "krenar" qe jemi Shqiptar me kete piktoruc.
Matrapaz kryeministër. Dinak, shporru nga atdheu i shqiptarve!
Sikurse Esat Pash Toptani qe iku ne Serbi te kerkoj ndihme kunder shqiptarve. Ashtu edhe Ramuti, iju ne France(aleatja e Serbise) qe te kerkoj ndihme kunder shqiptarve. Me te kqinje se Rama jane ata qe i shërbejnë afer!
Mu kujtua Fred Peza qe kur deklaroi 1.000.000 eu cash, u habit qe pati reagim shoqeror. Se mendoj qe 1.000.000 dhe quhen. E kishte mbledhur me pagat si drejt televizioni. Keshtu jane te gjithe keta. Kane alergji nga euro, nga letra monedhes. ILDKPI eshte nje institucion qesharak qe duhet te shkrihet sa me shpejt qe sot. Cdo gje fiktive. Keta kane blere gjysmen e Shqiperise dhe deri me sot se mbaj mend kete institucion te gjej dicka. E turpshme cdo gje fake. Shtet rrembythje totalisht ne sherbim te nje njeriu. Ndaj ketu eshte te ngrihesh e tu vesh flaken nje nga nje ketyre institucioneve te bythes.
Një Kryeministër mund të ketë pasur jetë përpara politikës. Mund të ketë shkruar libra, mund të ketë pikturuar, mund të ketë krijuar vepra arti. Askush nuk ia mohon këtë të drejtë. Por kur një njeri mban pushtetin më të lartë ekzekutiv në vend, çdo e ardhur e madhe jashtë pagës shtetërore nuk është më vetëm çështje private. Ajo bëhet çështje besimi publik. Në deklaratën vjetore të pasurisë për vitin 2025, Edi Rama deklaron mbi 10.9 milionë lekë të ardhura të tjera (rreth 109 mijë euro ose afërsisht 118 mijë dollarë) dhe rreth 3.4 milionë lekë nga paga si Kryeministër (rreth 34 mijë euro ose afërsisht 37 mijë dollarë). Me fjalë të thjeshta: të ardhurat e tjera janë më shumë se tri herë më të larta se paga zyrtare që ia paguajnë qytetarët. Këtu nuk mjafton përgjigjja: “janë nga arti” ose “janë nga librat”. Kjo mund të jetë e vërtetë, mund të jetë edhe e ligjshme. Por pyetja kryesore nuk është vetëm nëse paraja është e ligjshme. Pyetja është: kush e paguan, përse e paguan, kur e paguan dhe a ka ai person apo ajo shoqëri interesa që lidhen me vendimet e qeverisë? Sepse arti, kur shitet nga një qytetar i zakonshëm, është marrëdhënie tregu. Por kur shitet nga Kryeministri, nuk është më një marrëdhënie e zakonshme. Blerësi nuk po blen vetëm një pikturë. Ai mund të jetë duke blerë edhe afërsi, qasje, kujdes, heshtje, mirënjohje ose ndikim. Edhe nëse kjo nuk ndodh, vetë mundësia që të ndodhë mjafton për të krijuar hije dyshimi. Një zyrtar i lartë nuk duhet vetëm të mos jetë i kapur. Ai duhet të mos duket i kapshëm. Nuk duhet vetëm të mos jetë në konflikt interesi. Ai duhet të largojë çdo kusht që mund ta bëjë të cenueshëm në sytë e qytetarëve. Kjo është arsyeja pse deklarimi i shumës nuk mjafton. Qytetarët nuk kanë nevojë të dinë vetëm sa para janë marrë. Ata kanë të drejtë të dinë prej kujt janë marrë, për çfarë janë marrë, me çfarë çmimi, me çfarë marrëveshjeje dhe nëse blerësi ka pasur apo ka interesa në leje ndërtimi, toka publike, tenderë, ligje, projekte strategjike apo vendime qeveritare. Në një vend ku pushteti vendos për çdo gjë — për bregdetin, për ndërtimet, për taksat, për pasuritë publike, për lejet dhe për fatin ekonomik të njerëzve — burimet private të të ardhurave të Kryeministrit nuk mund të trajtohen si hollësi anësore. Ato janë pjesë e vetë pyetjes demokratike: a punon pushteti vetëm për qytetarët, apo mban lidhje të tjera që nuk shihen qartë? Kryeministri mund të thotë se ka shitur vepra arti. Por atëherë le të thuhet hapur: kujt ia ka shitur? Me çfarë vlere? Kush e ka përcaktuar çmimin? A është bërë shitja përmes një rruge të hapur e të verifikueshme? A janë blerësit njerëz pa asnjë lidhje me vendimmarrjen qeveritare? Kjo nuk është thirrje për dënim pa prova. Është kërkesë për qartësi. Sepse besimi publik nuk mbrohet duke thënë “më besoni”. Besimi publik mbrohet duke hapur të dhënat, duke shpjeguar burimet dhe duke larguar çdo hije dyshimi. Në fund, pyetja mbetet e thjeshtë: kur pagën ia japin qytetarët, por të ardhurat më të mëdha vijnë nga burime të tjera, për kë është më i ndjeshëm një Kryeministër? Për qytetarët që e votojnë dhe e paguajnë, apo për ata që i sjellin të ardhura shumë më të mëdha se paga e shtetit? Në demokraci, pushteti nuk duhet vetëm të deklarojë pasurinë. Duhet të provojë përditë se nuk është i varur prej saj. ps. Mendoj se paga e Kryeministrit duhet të ishte më e madhe!
Cfare pasurie te deklarojne!Ata mezi mbyllin muajin.
Sa qesharake. Jetojme ne kete vend te mpire ne tru nga mashtrimi propoganda demagogjia lavazhi trurit qe behet nga mediat etj etj. Ketu genjehet kaq hapur, te dhunojne inteligjencen dhe informacionin dhe prape jeta vazhdon sikur asgje nuk ka ndodhur. ??????!!?