TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Qershor 2026, 10:57

“Karteli Aruba”, qeveria paralele e Edi Ramës që vendos për tokat, lejet dhe investimin e miliardave të drogës në kulla, hotele e resorte

Shkruar nga Pamfleti
“Karteli Aruba”, qeveria paralele e Edi Ramës që vendos
Karteli Aruba /

Dosjet e Holandës, Spanjës e Belgjikës zbulojnë një strukturë të fshehtë: në krye Edi Rama, në terren trafikantët Artur Shehu, Bashkim Osmani, Toni Lipaj dhe ish-sekretari i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Ata kanë diktuar lejet e ndërtimit, dhurimin e tokave dhe kapacitetet e pastrimit të parave. Në 7 vjet, vetëm në Tiranë u dhanë 83 kulla dhe 57 komplekse; në bregdet 435 leje. Nga Amnistia Fiskale te Korporata e Investimeve; të gjitha skemat kaluan në 'Kartel'...

Dosjet me prova që agjencitë partnere të Holandës, Spanjës e Belgjikës i kanë dërguar SPAK-ut zbulojnë ekzistencën e një "qeverie" shqiptare paralele të quajtur "Karteli Aruba", të përbërë nga trafikantë, ndërtues mafiozë shqiptarë e të huaj dhe përfaqësues të qeverisë zyrtare.

Edhe në krye të "Kartelit Aruba", formalisht në distancë është Edi Rama, por faktikisht ai është orientuar dhe udhëruar të firmosë çdo interes që kanë patur e kanë klanet e drogës dhe mafia e ndërtimit "lavatriçe", të cilët dominojnë këtë sektor biznesi me përmasa të mëdha në Shqipëri.

Nga informacionet e deritanishme rezulton se në "qeverinë" faktike të njohur si "Karteli Aruba" janë bosët e trafikut Artur Shehu, Bashkim Osmani, Toni Lipaj, Adrian Rama, Arben Ismailaj e Alfredo Hamzai, ndërsa nga qeveria zyrtare shqiptare janë ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, dhe një ish-ministër i besuar, i përzgjedhur nga Artur Shehu.

Anëtarët trafikantë e ndërtues të kartelit kanë prezantuar e diktuar tokat që kanë grabitur e do të grabisin në bregdet dhe projektet e investimeve, të lejeve të kullave, hoteleve dhe bizneseve të tjera në Tiranë, Durrës, Sarandë, Vlorë, Shkodër e kudo ku ata kanë interesa fitimesh.

Ëngjëll Agaçi dhe ish-ministri i besuar kanë përfaqësuar Edi Ramën në mbledhjet e "Qeverisë Aruba", ku në emër të tij kanë prezantuar dhe dakorduar ndarjen e pjesëve me trafikantët e ndërtuesit, tokat dhe kapacitetet e ndërtimeve nëpërmjet pastrimit të parave të drogës.

Faktet dëshmojnë se çdo vendim i marrë në mbledhjet e "Kartelit Aruba" është konkretizuar nga qeveria shqiptare me ligje dhe vendime të veçanta mbështetëse për grabitje e dhurim sipërfaqe tokash dhe akte-normative, të prezantuara nga kryeministri Edi Rama, si gjoja zhvillim ekonomik për vendin dhe mirëqenien e popullit.

Sipas regjistrit të vendimeve të Këshillit Kombëtar të Territorit, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Komitetit të Investimeve Strategjike dhe Korporatës së Investimeve, rezulton se në 7 vitet e fundit, vetëm në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për 83 kulla, hotele dhe 57 komplekse pallatesh banimi e komplekse vilash.

Ndërsa në vijën bregdetare dhe në 12 qytetet bregdetare, nga Ksamili deri në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka dhënë 435 leje ndërtimi për komplekse vilash, pallatesh, resortesh, hotelesh e kulla, përveç 92 lejeve për ferma e biznese fotovoltaike në toka shtetërore falas.

Kryeministri Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, vazhdon të firmosë leje ndërtimi pa zbatuar ligjin për verifikimin e burimeve financiare, sepse mosverifikimi është marrëveshje e tij me anëtarët e "Kartelit Aruba", të cilët kanë injektuar miliarda euro droge në aktivitetin ndërtues të oligarkëve.

Një nga skemat e pastrimit të parave që u bllokua nga SHBA ishte ligji për Amnistinë Fiskale, që prezantoi 4 vite më parë Edi Rama; sipas të cilit, çdo person mund të fuste në Shqipëri 2 milionë euro pa deklaruar burimin e tyre, madje do të ndalohej me ligj hetimi nga drejtësia.

Skemat e pastrimit të parave në Shqipëri, Edi Rama i ka mbështetur me propagandë, ligje, vendime e krijim agjencish, korporatash dhe bankë shtetërore shoqëri aksionare e banka private të parasë elektronike, të licencuara për grupet mafioze izraelite, malteze, ruse, hungareze etj.

Siç janë krijimi i Korporatës Shqiptare të Investimeve, ligji për Investimet Strategjike, projekti "100 fshatrat turistikë", projekti "Copëzat", "Paketa e Maleve", "Porta e Alpeve", zhvillimi turistik i hapësirave të Porteve Detare etj.

Nëpërmjet tyre janë grabitur toka shtetërore e private, janë dhënë leje ndërtimi, madje Edi Rama synon të krijojë "lumë" pastrimi të parave të drogës e korrupsionit edhe nën maskën e basteve on-line e kultivimit të kanabisit./Pamfleti

 

karteli aruba qeveria paralele e edi ramës

3 Komente

  1. e
    ejjjjj

    Ai nuk na ka tradhetuar, ju lutem!!

    1. e
      ejjjjj

      I gjati nuk na ka tradhetuqt. Cfare shkruani keshtu. Nuk mund te jene te verteta ju lutem.

      1. M
        M

        E kemi thene Rama i grabiste nepermjet hartimit te ligjeve perkatese antipopulllore dhe me mbrapa gjysma e perfitimit ishte e tija dhe gjysmen ja shiste kriminalitetit per te kenaqyr krimin dhe ata qe i sherbenin, media, patrronazhiste etj, Si firmoseshin 13 vendime per inceneratoret ne nje dite? Fund qelbesires te mos beje asnje dite burg por ti konnfiskohen gjithe ca ka cjedhur ai , zyrtaret e tij dhe krimi.

        Lini një Përgjigje