TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Mars 2024, 15:25

Emrat/ Anëtarët e bordeve të qeverisë dhe drejtorët e rrugëve, që kanë miratuar vjedhjet me Evis Berberin

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Anëtarët e bordeve të qeverisë dhe drejtorët e
Nga inspektimi i rrugëve /

Janë anëtarë bordi me poste në kryeministri dhe pronarë kompanish ndërtimi, një prej tyre i arrestuar për laboratorë droge, i njohur edhe si ortak i ministrit Blendi Gonxhe ...

Për vjedhjet me tenderët e rrugëve, i vetmi zyrtar i arrestuar deri tani është Evis Berberi, si drejtuesi qendror publik, por bashkë me të janë përfshirë zyrtarët hajdutë me “kapuç”, anëtarë bordi dhe vartës të tij drejtorë qendror sektorësh në Autoritetin Rrugor.

Sipas detyrave, këta kanë firmosur në mirëkuptim me drejtorin Evis Berberi dhe ministren Belinda Balluku; çdo pazar, vjedhje, shtesë fondesh, falsifikim kostosh, ndryshim e mos zbatim projektesh, falsifikim raportesh mbikëqyrëse të punimeve dhe marrje rrugësh në dorëzim pa cilësi.

Këta janë anëtarë bordi, por me poste shefa në kryeministri, nëpër ministri, zv/ministër dhe pronarë kompanish ndërtimi, një prej tyre i arrestuar për laborator droge; të gjithë të emëruar nga Babloku, që  thotë se “hanë dardha” pas shpinës së tij.

ERMAL NUFI/ Kryetar Bordi në Autoritetin Rrugor, si  përfaqësues i kryeministrisë; me detyrë Drejtor Kabineti i Zv/kryeministres Belinda Balluku e Këshilltar i saj ligjor në ministri dhe Anëtar Bordi në Kadastër, “Albpetrol” e te kompania “Alabbar” në Durrës.

ETUGERT LLAZI/ Anëtar Bordi në Autoritetin e Rrugëve, Drejtor i Menaxhimit të Investimeve Publike në Ministrinë e Financave; familjar i pronarëve të kompanisë së ndërtimit “Llazo Sh.p.k”, që ka marrë 22 milionë Euro tenderë në punët publike e rindërtim, mes tyre dhe te rrugët.

GENTJAN OPRE/ Anëtar Bordi në Autoritetin Rrugor dhe Drejtor i Analizës e Programimit Buxhetor në Ministrinë e Financave.

JULIAN HODAJ/ Anëtar Bordi në Autoritetin Rrugor; Zv/ministër i Brendshëm; Anëtar i Këshillit Bashkiak-Tiranë dhe anëtar në 2 borde të tjera shtetërore.

LUIGJ ALEKSI/ Anëtar Bordi në Autoritetin Rrugor; pronar i kompanisë së ndërtimit “Edicom” që ka marrë miliona Euro tenderë dhe drejtues i shoqatës së ndërtuesve të Shqipërisë.

HAZBI PARLLAKU/ Anëtar Bordi në Autoritetin Rrugor; pronar i kompanisë së ndërtimit “Parllaku” dhe i 5 firmave të tjera; ortak me ministrin Blendi Gonxhe në biznes transporti “Tirana Bus” dhe ka monopolin biletave të udhëtarëve të linjave të Shqipërisë e aboneve të shërbimit urban me firmën “TIRANA TICKET”; më  14 prill 2017 u arrestua në Shkozë të Tiranës me laborator përpunimi droge.

FARUK KABA/ Anëtar Bordi në Autoritetin Rrugor; pronar i kompanive të ndërtimit “INFRATRANSPROJECT” e “INFRA CONS”, i futur në bordin rrugëve nëpërmjet deputetit të PS, Laert Duraj.

GENTIAN GJYLI/ Drejtor i Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor, ku drejton menaxhimin e projekteve, sigurimin e cilësisë dhe marrjes në dorëzim të rrugëve; koncesionet e rrugëve dhe kontrollin e mirëmbajtjes së tyre. Është pronar i firmës së ndërtimit “PROE Sh.p.k”, ku për të fshehur gjurmët vepron si n/kontraktor rrugësh i kompanive ndërtuese që marrin tenderë.

MIRANDA SHKURTI/ Drejtore Juridike dhe Përputhshmërisë së Standardeve të Rrugëve në Autoritetin Rrugor. Prej 2 vitesh është në hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh në tenderët e të ‘famshmit’ Rrok Gjoka, si dhe ka firmosur dhe për cilësinë e rrugëve të shëmbura Ersekë-Korçë, Himarë-Borsh e Skrapar- Përmet të ANK-së dhe Pëllumb Salillarit.

ALMA LLESHI/ Drejtore Buxhetit dhe Finance në  Autoritetin Rrugor, që miraton fondet e rrugëve, shtesat e kontratave, preventivët që dorëzojnë ndërtuesit dhe firmos pagesat.

ILIR BELBA/ Drejtor i Planifikimit Strategjik e Operacional të rrugëve. Ka për detyrë hartimin e projekteve, kostove të rrugëve dhe cilësisë së traseve. Ka qenë shef licencash në AKBN, shef në KESH dhe drejtues te firma “Ferar” që ndërton kulla e pallate, me pronar Arjan Çukajn, ortak me Shpëtim Idrizin e partisë çame.

Sipas detyrave, SPAK duhet të merret me këtë zinxhir anëtarësh bordi e drejtorë të Autoritetit Rrugor, që kanë miratuar çdo vjedhje e falsifikim në kostot dhe projektet e rrugëve./Pamfleti

evis berberi drejtorët e rrugëve anëtarët e bordeve

Lini një Përgjigje