TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Mars 2024, 13:36

Me damkë dhe kryetari i Sarandës, Oltion Çaçi: pasaportë false si kosovar i mitur e jetim dhe 4 muaj burg në Angli

Shkruar nga Pamfleti
Me damkë dhe kryetari i Sarandës, Oltion Çaçi:
Oltion Çaçi /

Edhe me këtë kryetar Bashkie, Babloku dëshmon se nuk ndërton dot struktura qeveritare pa kontigjente kriminale, madje nuk po i shkëput lidhjet me ta, as pas thirrjeve të SHBA-BE

Krye bashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, mori mandatin nëpërmjet dhunës së grupeve kriminale të Sarandës, Tepelenës e Vlorës, të lidhur me ish-deputetin, hajdutin e pronave të Jugut, Alket Hyseni.

Votat u siguruan dhe me presionin e kumarxhiut Blendi Klosi ndaj socialistëve e administratës, me milionat e drogës që hodhi vetë Oltioni dhe milionat që oligarkët dhanë me urdhër Bablokut.

Dokumentet vërtetojnë, indiciet që “Pamfleti” publikoi gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit; se trafikanti Oltion Çaçi, u katapultua nga Durrësi për Kryetar Bashkie në Sarandë, si “kukull” për të firmosur pazaret me tokat, trojet, plazhet e resortet, me të njëjtën skemë hajdutërie që Babloku, oligarkët e trafikantët, kanë bërë gjatë 10 viteve me Jorgo Goron në Himarë.

Por referuar formularit të dekriminalizimit, rezulton se edhe kryetari i Sarandës, Oltion Çaçi, ka njolla në aktivitetin e tij gjatë viteve të rinisë, kur guxoi për t’u  bërë i pasur me punë të zeza.

Para 25 vitesh, kur ishte në moshën 19-vjeçare, krye bashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi, vendosi të shkonte në Angli, ku iu bashkuar një grupi të afërmish trafikantë femrash, trafikantë e kultivues droge nga Tepelena, Delvina e Vlora.

Me damkë dhe kryetari i Sarandës, Oltion Çaçi:

Në mars të vitit 1999, kur ishte 19-vjeç, Oltioni bleu një pasaportë kosovare false, me moshë dy vite më të vogël, si gjoja i mitur dhe me familje të vrarë nga serbët dhe shkoi në Londër.

Atje iu bashkua grupit të trafikantëve nga Tepelena, Delvina e Vlora, me të cilët punoi deri në muajin prill 2001, kur policia britanike, zbuloi se Oltion Çaçi ishte shtetas shqiptar me pasaportë kosovare false dhe pjesë e atij grupi trafikantësh.

Sipas raportimeve, pas afro 4 muaj në burg, Oltion Çaçi në moshën 21 vjeçare u deportua në Shqipëri, me urdhër ndalimi për të hyrë  në Angli, njollë të cilën po e mbanë të fshehtë dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Krye bashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, faktikisht është lindur më 24 janar 1980 në Qytezën Memaliaj të rrethit të Tepelenës, ndërsa në pasaportën kosovare e ka shënuar datëlindjen 24 janar 1982, me qëllim që të quhej i mitur, i mbetur jetim nga lufta e të merrte shtetësi angleze.

Me damkë dhe kryetari i Sarandës, Oltion Çaçi:

Një muaj pas deportimit nga Anglia, Oliton Çaçi deklaron se shkoi për studime në Universitetin Kombëtar “Taras Shevchenko” të Kievit në Ukrainë, ku thotë se ka studiuar 8 vite radhazi për degën “E Drejtë Ndërkombëtare Publike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”.

Pas kthimit në Shqipëri në vitin 2008, ai i është futur biznesit me pallate në Tiranë dhe me hotele e resorte në Durrës e Sarandë; ndërsa më 14 maj 2023 iu fut politikës me “Rilindjen”, duke u katapultuar Kryetar Bashkie i Sarandës, nga klani mafioz i Bablokut.

Me damkë dhe kryetari i Sarandës, Oltion Çaçi:

Prej afro 1 viti është në këtë detyrë, i prezantuar nga Babloku gjatë fushatës elektorale, por dhe me intervistë në Podcast, si “gjeni dhe biznesmen në fushën e turizmit dhe intelektual ekselent me formim perëndimor... në Ukrainë.

Këto prova dhe fakti që nuk ka deklaruar vend-banimet në Tepelenë e Tiranë dhe identitet false kosovare; janë detyrim për Ilirjan Celibashin e KQZ-së dhe Drejtorinë e Dekriminalizimit, të hetojnë nëse është i pastër edhe ky “gjeniu” tjetër i Bablokut./Pamfleti

pasaportë false oltion çaçi me damkë kryetari i bashkisë sarandë

Lini një Përgjigje