SPAK të hetojë këtë skenar vjedhjesh, mbasi të njëjtën gjë, Artan Lame ka bërë dhe në vitet 2013-2023, kur me autorizime të ish-ministreshave Mirela Kumbaro e Elva Margariti, shkonte çdo 3-4 muaj me furgon te Muzeu Kombëtar dhe tërhiqte objekte për gjoja restaurime jashtë shtetit e nuk i ka kthyer më, fakt i raportuar dhe nga KLSH...
Siç është njoftuar publikisht, kryeministri Edi Rama dhe “Mon Kukaleshi” i tij, ministër edhe Kulture, Blendi Gonxhe i digës së Liqenit, kanë vendosur mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar deri më 15 mars 2028, për ta tjetërsuar në restorante, qendër biznesi, bixhozi e kulla.
Në informacionin që ka siguruar “Pamfleti”, nga një agjenci shtetërore anti-krim, thuhet se një punonjës i muzeut ka dërguar denoncim; me të cilin, paralajmëron se nën mjegullën e punimeve, shefat e pushtetit kanë nisur të inskenojnë vjedhje objektesh me vlera të mëdha kombëtare, që i përkasin periudhave deri në shpalljen e Pavarësisë.
Këto objekte, do deklarohen gjoja të humbura e të dëmtuara plotësisht, gjatë transferimit të tyre në kapanonet private jashtë Tiranës që ka përcaktuar ministri Blendi Gonxhe, vendndodhjen e të cilave nuk e dinë as specialistët e muzeut.
Që do të thotë, se dhe punonjësit e muzeut, pas muajit mars 2028 kur të rihapet, nuk do shohin shumë objekte me vlerë, në kioskat e xhamit jashtë ndërtesës aktuale, të cilat do quhen “Muzeut Historik Kombëtar Shqiptar”.
Indicien për këtë denoncim, punonjësi e ka marrë prej faktit, që një javë para lajmërimit për mbylljen e muzeut; me urdhër të ministrit Blendi Gonxhja, në mjediset e muzeut po shkon çdo ditë trafikanti i ikonave Artan Lame.
Me justifikimin e ministrit Gonxhe, se do ndihmojë për sigurinë e paketimit dhe transportit të objekteve muzeale, “eksperti” Artan Lame po piketon disa objekte me shumë vlerë, që sipas tij, duhen paketuar e transportuar veçmas dhe vetëm me lejen e mbikëqyrjen në prezencë të tij, deri atje ku do të çohen.
Në denoncim, thuhet se Artan Lame po piketon dhe veçon objekte te Pavijoni i Lashtësisë, ku janë 405 objekte të rralla e të vetme të epokës së bronzit (2100-1200 para Krishtit), si dhe objekte të epokës së hekurit (1200-450 para Krishtit).
“Eksperti” Artan Lame, po piketon e veçon, objekte me shumë vlerë te dy pavionet e Mesjetës, që dëshmojnë për zhvillimin ekonomik, social, politik dhe kulturor të shqiptarëve në periudhën nga shekulli VI e deri në atë XV, por edhe shumë dokumente origjinale të qëndresës popullit shqiptar ndaj pushtimeve bizantine, anzhuine, serbe, osmane, mes tyre monedha e stema të principatave e princërve shqiptarë.
Drejtësia duhet të veprojë urgjent, sepse Artan Lame i ka vendosur “kryqin”, edhe Portës Monumentale të Manastirit të Gjon Vladimirit të Elbasanit me stemën e princit Karl Topia; objekt që daton në shekullin XIV, dhe nuk është çudia që të piketojë dhe Epitafin e Gllavenicës të vitit 1373, i qëndisur me fije ari nga murgu Savia i Ballshit me porosi të Gjergj Arianitit.
“Hijena” Artan Lame, po piketon objekte dhe të Pavioni i Etnokulturës ku ka 253 objekte të rralla, mes tyre dhe 32 kostume arbëreshe të shqiptarëve të Italisë; por dhe te Pavijoni i Rilindjes Kombëtare e Pavijoni i Ikonografisë, ku janë 65 ikona të shekujve XIV-XIX, mes tyre e Onufrit, Kostandin Shpatarakut, David Selenicasit, Kostandin e Athanas Zografit etj.
Të njëjtën gjë, Artan Lame ka bërë dhe në vitet 2013-2023, kur me autorizime të ish-ministreve Mirela Kumbaro e Elva Margariti, shkonte çdo 3-4 muaj te Muzeu Kombëtar dhe tërhiqte objekte për gjoja restaurime jashtë shtetit, por nuk i ka kthyer.
SPAK të hetojë, mbasi edhe sipas KLSH, ish-drejtorët e muzeut të këtyre viteve, Melsi Labi e Koçi dhe prej 1 viti Entela Çipa e komanduar, i kanë regjistruar “mangët” objektet që ka marrë Artan Lame, ndërsa letrat e fundit do t’i “qëndisë” ministri Blendi Gonxhe./Pamfleti
Lini një Përgjigje