TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Mars 2024, 10:46

Babloku zëvendëson Tom Doshin me partinë e çamëve: Ndan “kockat” e para për Shpëtim Idrizin dhe pasuesit e tij

Shkruar nga Pamfleti

 

Babloku zëvendëson Tom Doshin me partinë e çamëve:
Edi Rama dhe ish miku i tij Tomë Doshi /

Babloku po zëvendëson mikun dhe aleatin Tomë Doshi, me dredharakun Shpëtim Idrizi, i cili rezistoi shumë pa u lëpirë, mbasi prej vitit 2005 e deri tani është hedhur 13 herë nga prehëri i Nanos, Berishës, Ramës, Metës, Bashës e madje dhe në aleancë me Vangjel Dulen...

Para disa ditësh, “Pamfleti” paralajmëroi se kryetari i partisë çame PDIU, Shpëtim Idrizi, që ka 3 mandate deputeti me votat e demokratëve nga lista e PD, ka dredhuar përsëri, duke nisur pazaret me kryeministrin Edi Rama për të marrë “thela” nga pushteti.

Si shpërblim për votat që PDIU ka bashkuar me PS-në në votimin e ligjeve klienteliste, Babloku i ka hedhur “kockat” e para Shpëtim Idrizit dhe 3 deputetëve të tij, duke filluar nga tepsia e privilegjeve të Kuvendit.

Babloku zëvendëson Tom Doshin me partinë e çamëve:
Edi Rama, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda /

Në seancën parlamentare të datës 7 mars 2024, drejtuesja Ermonela Felaj, njoftoi se me vendim të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, janë bërë shtesa me deputetë të PDIU, në delegacionet parlamentare ndërkombëtare, që përfaqësojnë Kuvendin e Shqipërisë në organizatat partnere.

Postet suplementare që ka marrë:

1. Shpëtim Idrizi, deputet i PDIU nga lista e PD, është emëruar Anëtar i Delegacionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Komitetin e Atlantikut Verior dhe në Delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.   

2. Mesila Doda, deputete e PDIU nga lista e PD, është emëruar Anëtare e Delegacionit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit në OSBE.

3. Nustret Avdulla, deputet i PDIU nga lista e PD, është emëruar Anëtar i Delegacionit Parlamentar në Asamblenë e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC).

4. Gëzim Ademi, deputet i PDIU nga lista e PD, është emëruar Anëtar i Delegacionit Parlamentar në Asamblenë e Mesdheut (PAM).

Saktësojmë, se deputeti Gëzim Ademi i është ngjitur partisë çame, pas pazareve që Shpëtim Idrizi ka filluar të bëjë me kryeministrin Edi Rama; por paçka se është futur në grupin parlamentar “Demokraci e Integrim”, deri ditën që u shpërblye nga Lindita Nikolla, ai ka qenë pjesë e Rithemelimit të Saliut.

Në këto poste të reja, Shpëtim Idrizi dhe 3 deputetët e tij, do marrin nga 500 Euro shtesë në muaj nga buxheti i Kuvendit, do udhëtojnë jashtë Shqipërisë me dieta qindra Euro, por përveç këtyre privilegjeve, do jenë edhe pjesë e çdo delegacioni të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla jashtë Shqipërisë.

Më këtë pazar, Babloku po zëvendëson mikun dhe aleatin Tomë Doshi, me xhambazin Shpëtim Idrizi, i cili rezistoi shumë pa u lëpirë, mbasi prej vitit 2005 e deri tani, është hedhur 13 herë nga prehri i Nanos, Berishës, Ramës, Metës, Bashës e madje dhe në aleancë me Vangjel Dulen.

Thuhet, se “mblesi” që ka negociuar pazarin mes Edi Ramës e Shpëtim Idrizit, këtë herë ka qenë Arjan Çukaj, ndërtuesi i kullave  në Tiranë dhe pronari i “Future University of Tirana” e 8 bizneseve tjera fantazma, me të cilët pastron milionat e korrupsionit të botës së krimit dhe financon partinë çame. Kaq për sot./Pamfleti

shpëtim idrizi tomë doshi partia çame babloku ndan 'kockat' e para

Lini një Përgjigje