TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Mars 2024, 15:04

Shenja e parë e pazarit me Non Grata’n: Edi Rama refuzoi homazhet e Gërdecit

Shkruar nga Pamfleti
Shenja e parë e pazarit me Non Grata’n: Edi Rama refuzoi homazhet e
Fotografi e marrë në ditën tragjike të 15 marsit 2008 /

Për homazhe te memoriali i 26 viktimave të Gërdecit, nuk shkoi as deputetja e zonës Belinda Balluku, madje as krye bashkiaku Erjon Veliaj; i cili, për propagandë personale si “princ trashëgimtar” i fronit të Bablokut në krye të partisë, shkon derë më derë me qese ushqimesh...

Ka filluar konkretizimi i pazarit Rama- Berisha, jo vetëm në parlament me miratim komisionesh hetimore pa vlerë, por dhe në aspektin personal, duke lënë në harresë krimet e njeri-tjetrit.

Qoka e parë, që Edi Rama i bëri Sali Berishës në emër të miqësisë e pazarit të tyre, ishte mungesa e tij dhe e drejtuesve të PS, në homazhet që familjarët e viktimave të Gërdecit, bënë në përkujtim të tragjedisë së 15 mars 2008, shkaktuar nga Shkëlzen Berisha e Mihal Delijorgji.

Nga familjarët e viktimave, mungesa e një përfaqësie të PS në homazhet për viktimat e Gërdecit, u konsiderua pabesi e PS-ës dhe e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka përkujtuar çdo vit.

Familjarët e viktimave, thanë se kishin njoftuar Edi Ramën, ministrat dhe deputetët e PS, të ishin prezent te memoriali në këtë 16-vjetor të tragjedisë së Gërdecit, në shenjë solidariteti kundër këtij krimi të organizuar shtetëror dhe si mesazh për drejtësi, tani që çështja po ri-gjykohet.

Por Edi Rama nuk denjoi të shkonte në homazhe dhe nuk tha asnjë fjalë, për këtë aferë e krim të rëndë të organizuar dhe shkaktuar nga familja e ish-kryeministrit “non grata” Sali Berisha.

Por sipas informacionit, Edi Rama urdhëroi që askush të mos shkonte në homazhet për tragjedinë e Gërdecit, madje as krye bashkiaku socialist, as këshilltarët bashkiakë dhe as kreu i PS Vorë, madje të mos shkruanin as në rrjetet sociale.

I vetmi që u deklarua në “Facebook”, ishte deputeti Erjon Braçe, me këtë tekst: "U poqën të gjallë 26 burra, djem, gra e fëmijë më 15 mars 2008, dhe ky është krimi me i përbindshëm i korrupsionit financiar e politik”, por dhe Braçe zbatoi urdhrin e Edi Ramës, duke mos shkuar në Gërdec.

Siç kuptohet, shpërfillja e Edi Ramës dhe urdhri i tij për të mos marrë pjesë në homazhe asnjë zyrtar i PS ishte qoka e parë që iu bë Sali Berishës, në zbatim të pazarit mes tyre.

Për homazhe te memoriali i viktimave të Gërdecit, nuk shkoi as deputetja e zonës Belinda Balluku, madje as krye bashkiaku Erjon Veliaj; i cili, për propagandë personale si “princ trashëgimtar” i fronit të Bablokut në krye të partisë, shkon derë më derë me qese ushqimesh.

Fillimi i heshtjes së Edi Ramës për krimin e Gërdecit, është shenjë që tregon se gjatë 16 viteve e kanë përdorur për vota, duke çuar lule, përqafuar familjarët e viktimave e premtuar drejtësi; por ata që i vranë, dhe socialistët që deri tani i quanin vrasës; u bashkuan përsëri dhe nuk duan t’ia dinë për padrejtësinë dhe dhimbjen e familjeve të viktimave. 

Zamira Durda, u tha familjarëve të viktimave gjatë homazheve: - Ne jemi vetëm në luftën tonë për drejtësi, ndërsa politikanët e çdo krahu janë bashkë kundër drejtësisë që po kërkojmë./Pamfleti

gërdeci pazari rama berisha homazhet

Lini një Përgjigje