
Zjarri në zonën e Peshtanit ka nxjerrë "zbuluar" municion luftarak. Shumë pranë rrugës Fier-Cakran gjendet një kuti e mbushur me fishekë të cilat përdoren për automatike kallashnikov.
Nuk dihet se cilës periudhë i përkasin, por mendohet se janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97. Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë.
Banorë të zonës deklaruan jashtë kamerave se në këto ditë kur pylli është përfshirë nga flakët shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kanë dalë edhe në aksin rrugor.
Nuk dihet nëse ka të tjera municione në këtë zonë dhe të kalibrit më të madh, ndërkohë që situata nga zjarret vazhdon të jetë në alert.
Lini një Përgjigje