
Katër shtetas kosovarë janë mbajtur peng në garazhin e banesës nga dy durrsakë.
Me pretendimin se nuk kishin paguar për shtëpinë ku kishin vajtur me pushime, pronari i banesës së bashku me një tjetër person mbajtën peng për rreth 45 minuta 4 pushuesit nga Kosova.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 3 të Durrësit dhe u denoncua nga vetë pushuesit kosovarë.
Burime zyrtare të policisë thonë se në pranga u vunë dy persona, pronari i shtëpisë dhe një tjetër, D. K., 48 vjeç dhe N. Xh., 49 vjeç.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin”, thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit.", tha ai.
Lini një Përgjigje