TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2023, 22:05

Përfshihet nga flakët mali i Gjallicës në Kukës, digjen 5 hektarë pisha

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët mali i Gjallicës në Kukës, digjen

Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Gjallicës gjatë pasdites së sotme.

Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra çka e vështirëson ndërhyrjen. Momentalisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë me pisha të larta halore.

Drejt vatrës për shuarjen e flakëve janë nisur 20 forca te shërbimit zjarrfikëse, të bashkisë Kukës, të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës. Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të thepisur malorë e është e pa mundur ndërhyrja me automjete, vetëm në këmbë.

Sipas shefit te shërbimit zjarrfikës Gafurr Rexha forcat e angazhuara për shuarjen e zjarrit po mbërrijnë tek vatra. Mali i Gjallicës është pjesë e zonës së mbrojtur natyrore të Parkut Kombëtar Korab-Koretnik-Kallabak.

 

flake mali i gjallices kukes

Lini një Përgjigje