TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2023, 14:31

Zjarri del jashtë kontrollit në Peshtan të Fierit, disa shtëpi në flakë; kërkohen përforcime nga Patosi

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri del jashtë kontrollit në Peshtan të Fierit, disa
Zjarri në Peshtan të Fierit

Zjarri në pyllin me Pisha në Peshtan të Fierit, ka dalë jashtë kontrollit duke zbritur në fshatin Kraps.

Si pasojë janë pushtuar nga flakët disa shtëpi të këtij fshati.

Është dita e tretë që Peshtani po lufton me shuarjen e flakëve, që kanë përfshirë pyllin me pisha dhe që janë përhapur më gjerë.

Forcat zjarrfikëse kanë vijuar punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa dje i erdhi në ndihmë edhe një helikopter nga ajri.

Terreni i vështirë dhe e era e ka bërë edhe më të vështirë shuarjen e zjarreve.

Drejtori i zjarrfikëseve të bashkisë Fier, Zija Hyka pohon se situata është e vështirë ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve situata po bëhet alarmante duke kërkuar përforcime edhe nga Patosi e Rroskoveci, ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tillë mund të kërkojë edhe ndërhyrje nga ajri.

peshtan flakë

Lini një Përgjigje