TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2023, 22:30

Zjarr në Berat, shkrumbohet nga flakët zona me ullishte në Rroshnik

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në Berat, shkrumbohet nga flakët zona me ullishte në

Një zjarr është shfaqur mbrëmjen e sotme në fshatin Rroshnik në Berat.

Zjarri ka përparuar drejt ullishteve të kësaj zone, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Drejt zonës së zjarrit janë nisur 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, që janë duke luftuar me flakët për t'i shuar ato.

Deri tani duket se situata po shkon drejt normalizimit, por ende nuk është mundësuar lokalizimi i plotë i flakëve dhe shuarja e vatrave të zjarrit. Nuk dihet ende sesa ha ullishte janë përfshirë nga flakët, pasi zjarri është duke vazhduar.

rroshnik berat zjarr

Lini një Përgjigje