
Situata me zjarrin që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit vazhdon të jetë problematike edhe këtë mbrëmje.
Dhjetëra forca zjarrfikësish po luftojnë me flakët për të vendosur nën kontroll situatën. Ndërkohë, pronarët e bizneseve që ndodhen brenda tregut, por nuk janë prekur direkt nga zjarri, kanë nisur të nxjerrin mallrat nga dyqanet për t’i shpëtuar nga flakët.
Për të menaxhuar emergjencën, është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikëset në Elbasan, Vorë, si dhe nga Ushtria, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe për të siguruar evakuimin e pronave të mbetura të paprekura.
Autoritetet apelojnë që qytetarët të qëndrojnë larg zonës dhe të lejojnë profesionistët të veprojnë në mënyrë të sigurt.

Lini një Përgjigje