TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 20:03

Moti i keq/ Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet

Prefektura e Qarkut Gjirokastër ka njoftuar qytetarët se si pasojë e çarjes së karrexhatës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.

Moti i keq/ Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet
Dëmtimet në aksin rrugor “Përmet–Çarçovë”

Në terren ndodhen strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilat po punojnë intensivisht për rritjen e sigurisë, menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për normalizimin e këtij segmenti rrugor.

Prefektura e Qarkut Gjirokastër apelon për shmangien e lëvizjes në këtë aks rrugor, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lini një Përgjigje