TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2025, 21:37

Zjarr i madh në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë, të Himarës duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit.

Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur fikjen e tyre nga toka.

Menjëherë është kërkuar ndërhyrje nga ajri ndërsa një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka nisur hedhjen e ujit për të vendosur nën kontroll situatën. Forcat zjarrfikëse dhe banorët vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.

Raportohet se zjarri ka përfshirë pyllin me pisha dhe ndodhet shumë pranë banesave të fshatit.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, 2 avionë erdhën nga Suedia dhe 1 avion 'Canadair' nga Kroacia, të cilët u aktivizuan përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Europiane për të ndihmuar në luftën ndaj zjarreve.

 

Lini një Përgjigje