
Politologu Fitim Zekthi ka komentuar dokumentarin e publikuar nga “RAI3” dhe reagimet e mëvonshme të kryeministrit Edi Rama.
Zekthi u shpreh se kronika e medias italiane nuk sulmon Shqipërinë, por korrupsionin e qeverisë, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë po përpiqet ta kthejë në çështje sikur sulmohet vendi.
Zekthi e cilësoi këtë sjellje me atë të një lideri autoritar, ndërsa e krahasoi rastin me Gebëlsin, ministrin e propagandës në Gjermaninë naziste.
“Kronika nuk sulmon Shqipërinë, por korrupsionin e qeverisë shqiptare. Këtë e vendos gjykata. Por që ky ta kthejë në çështje sikur sulmohet Shqipëria, është tipar i një lideri autoritar. Gebëlsi thoshte se gjërat nuk ishin kundër Hitlerit, por kundër ardhmërisë së Gjermanisë. Si kryeministër duhet të jesh transparent”, theksoi Zekthi për News 24.
Sipas Zekthit, Rama ka një problem të madh me këtë rast, pasi ka dirigjuar vetë gjithë propagandën dhe ka ndërtuar aureolën e një njeriu që merret me gjëra të mëdha.
“Në Spanjë dyshohet se gruaja e kryeministrit ka kryer korrupsion. Ai tha se beson se gruaja e tij është e pafajshme dhe ka ngrirë funksionet dhe ka konsideruar të heqë dorë nga pushteti pas lajmit në dy portale, jo televizione kombëtare. Rama ka një problem shumë të madh, e ka dirigjuar gjithë propagandën vetë me dorë duke u marrë me të gjitha. Ka ndërtuar aureolën e një njeriu që merret me gjëra të mëdha dhe se ky nuk merret me korrupsion”, u shpreh Zekthi
Lini një Përgjigje