TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 22:00

Shfaqi entuziazëm për fitoren e Gruevskit, Nazarko: Këtë “tifo” Meta e ka si metaforë politike

Shkruar nga Pamfleti

Shfaqi entuziazëm për fitoren e Gruevskit, Nazarko: Këtë

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar qasjen politike të Metës, sa i përket procesit të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku Meta shprehu vlerësimin e tij për kandidaten e opozitës në Maqedoninë e Veriut, Gordana Davkova.

Nazarko tha se këtë “tifo”, Ilir Meta për VMRO-DPMNE e ka më shumë si “metaforë politike”.

Meta mendoj se e ka si metaforë politike të restaurimit. Domethënë, ai do të ndërtojë narrativën se edhe një figurë jetëgjatë si kryeministër si Gruevski, pavarësohet vështirësive që ka patur, emigrimit politik që ka patur, është duke u rikthyer”, u shpreh Nazarko për ABC News.

Sipas Nazarkos, Meta me këtë rreshtim do të nderojë narrativën se një figurë jetëgjatë si kryeministër Nikolla Gruevski po rikthehet, kështu mund të ndodh me të dhe me Sali Berishën.

Siç rikthehet Gruevski mund të rikthemi dhe ne. Meta dhe Berisha. Ai ka mbajtur marrëdhënie të mira me VMRO aktuale, por e vërteta është pak më e ndryshme me atë se çfarë përfaqëson VMRO-ja e sotme në raport me Gruevskin. Gruevksi është prishur me Mickovskin, kjo parti nuk përfaqëson Gruevskin në pikëpamje të restaurimit, dhe Gruevski është menduar se do krijonte partinë e tij dhe mund të rreshtohej pro perëndimit”, tha Nazarko.

mentor nazarko ilir meta zgjedhjet maqedoni

Lini një Përgjigje