
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me dokumentarin e publikuar nga RAI 3 dhe reagimin e kryeministrit Rama.
Ai tha se dokumentari ka një pjesë të dytë, e cila do të shfaqet pas reagimit të ashpër të Ramës. Hoxha u shpreh se nëntë personazhe të politikës, medias dhe drejtësisë janë pyetur për këtë dokumentar.
Gazetari shtoi se për këtë është pyetur edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka dhënë 25 minuta intervistë.
"Dokumentari ka qenë i programuar vetëm me një seri. Janë pyetur Sali Berisha, Besim Hajdarmata, Eugen Beci, Taulant Balla, Lulzim Basha, Agron Tufa dhe Dritan Zagani. Edhe unë. Dokumentari synonte të tregonte që marrëveshja e qeverisë italiane është bërë me një partner të pabesueshëm dhe investimi që kanë bërë mund të vihet në diskutim. Sulmi që u bë në Shqipëri e nxit RAI 3 të japë pjesën e dytë. Sali Berisha është marrë në intervistë 25 minuta. Nëse Rama nuk do të kishte bërë zhurmë, ky dokumentar do të kalonte si të tjerat", tha Hoxha për "TPZ".
Lini një Përgjigje