TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 21:37

“Atentat” i pritshëm politik ndaj Altin Dumanit? Murrizi: Propaganda ndaj SPAK, e hiperbolizuar

Shkruar nga Pamfleti

“Atentat” i pritshëm politik ndaj Altin Dumanit? Murrizi:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka folur për “atentatin” e pritshëm politik ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Në një intervistë për "Abc News", ai u shpreh se është pak e fryrë e gjithë propaganda ndaj SPAK, teksa shtoi se “po shihet si çelës magjik për zgjidhjen e halleve 34-vjeçare”.

Pjesë nga diskutimi:

Murrizi: Është pak e fryrë e gjithë propaganda ndaj SPAK, duke e parë si çelës magjik për zgjidhjen halleve 34 vjeçare. Meqë ka ikur nga KPK del historia se është kërcënuar. Kërcënime ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ka pasur në ndër 34 vite. Këtu është vrarë vetëm një gjyqtar.

Laci: Nuk është e vërtetë. Është vrarë një avokat.

Murrizi: Flas për prokurorë dhe gjyqtar. Unë nuk di që ndonjë avokat të këtë kërkuar mbrojtje. Unë di vetëm një gjyqtar që është vrarë. Këtu është fryrë aq shumë.

Këta prokurorë nuk është se erdhën nga qielli, kanë gjykata shumë banda, këtu kanë qenë. S’kanë pasur këto paga, vëmendje. Dy njerëzit që ruhen më shumë është presidenti i SHBA-ve dhe Papa. Kemi struktura të veçanta që janë të përgatitura për mbrojtje sesa Grada. Flas për individët e jo institucionet. Ka reparte speciale.

Për mua të rrinë pa merak, nëse nuk i del gjumi 8 orë të flenë 16 orë. Flas për deklaratat e politikanëve. Qeni që leh nuk kafshon. Ndërsa kërcënimet nga grupet kriminale janë tjetër gjë.

Lini një Përgjigje