TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 21:31

Entuziazmi i Metës me Gruevskin, Frrok Çupi: Ka dobësi për të, po përjashton veten nga politika Perëndimore

Shkruar nga Pamfleti

Entuziazmi i Metës me Gruevskin, Frrok Çupi: Ka dobësi për

Analisti Frrok Çupi ka komentuar qëndrimin e Metës, sa i përket procesit të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku u vu re mungesa e një komenti për kandidatët shqiptarë.

Meta shprehu vlerësimin e tij për kandidaten e opozitës në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Gruevskit, Gordana Davkova.

Frrok Çupi tha se ky i fundit, nuk bën asgjë tjetër veçse e përjashton veten nga politika Perëndimore.

Me këtë që bënë Ilir Meta e përjashton veten nga e gjithë politika europianiste apo Perëndimore. Meta e ka humbur atë veshjen e mëndafshtë. Pra ai po tenton të gërryejnë nervat, mendon se e dëgjon Amerika apo Perëndimi”, deklaroi Çupi.

Gjithashtu Frrok Çupi kujtoi edhe arratisjen e Nikolla Gruevskit, duke deklaruar se ishte Ilir Meta ai që e ndihmoi të largohej.

Iliri i ka të afërta lidhjet me interesat e tij politike dhe njerëzit që ka bashkëpunuar. Tani po vjen rasti për të hapur kartat. Me Gruevskin ka disa dobësi. Është personazhi që e ndihmoi gjatë arratisë për të kaluar për azil. Duke qenë president dhe ne e dimë që njerëzit e Ilir metës janë dukur me makinat e tij deri sa ka kaluar në Hanin e Hotit. Dhe ai do përgjigjet penalisht, për një thyerje të embargos njësoj siç bëri Berisha me Serbinë. Një kryeministër që duhet të përgjigje para drejtësisë në Shkup, ka kaluar nëpër Shqipëri”, u shpreh Frrok Çupi.

frrok cupi ilir meta zgjedhjet ne rmv

Lini një Përgjigje