TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 21:18

"Partia e Metës, parti familjare", Andi Tela: Kreu i PL do të japë llogari për korrupsion dhe pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti

"Partia e Metës, parti familjare", Andi Tela: Kreu i PL do

Analisti Andi Tela ka komentuar sulmet e ditëve të fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK.

Ai tha se nëse Meta merret i pandehur për çështjen CEZ-DIA, atëherë akuzat mund të jenë ose korrupsion ose pastrim parash.

Ndërsa Neritan Sejamini u shpreh se sulmet e përkeqësojnë situatën në të cilën ndodhet Meta.

"Duket sikur Meta është në dijeni të asaj që po përgatitet në SPAK. Çështja është që vërtet Meta ka një histori që e lidh me CEZ-DIA. Por Ilir Meta nuk merret dot për shpërdorim detyre. Ai ose merret për korrupsion ose për pastrim parash. Ne e dime se partia e tij është parti familjare. Ne e dimë që ose ai ose bashkëshortja. Në momentin që të dy mund të jenë përballë SPAK, atëherë kjo forcë shkrihet", tha analisti për "TPZ".

Lini një Përgjigje