TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 20:02

OSBE, KiE dhe ambasada e SHBA raport për bëmat e Arben Rakipit, monitorim testimit te Magjistratura

Shkruar nga Pamfleti
OSBE, KiE dhe ambasada e SHBA raport për bëmat e Arben Rakipit,
Skandalet e Arben Rakipit

Ditën e sotme në ambientet e Parkut Olimpik, Tiranë kanë mbërritur me dhjetëra vëzhgues nga KLGJ, KLP, OSBE, Këshilli i Europës dhe ambasada e SHBA...

Ndërkombëtarët duket se janë vënë në alarm nga ajo që ka ndodhur te Shkolla e Magjistraturës. Gjatë dy ditëve u ndryshua disa herë lista e fituesve dhe duket qartë se kemi të bëjmë me një skenar manipulimi.

Drejtori i Shkollës, Arben Rakipi tentoi sot të justifikohet, por mësohet se është vënë në rreth të kuq nga ndërkombëtarët.

Sot nisi faza e dytë e testimit, e cila është ndarë në dy raunde. Edhe pse pati shumë pakënaqësi, Këshilli Drejtues i Magjistraturës nuk pranoi ritestimin. Në këto kushte, mësohet se ditën e sotme në ambientet e Parkut Olimpik, Tiranë kanë mbërritur me dhjetëra vëzhgues nga KLGJ, KLP, OSBE, Këshilli i Europës dhe ambasada e SHBA. Të gjithë kanë mbajtur raport mbi atë që kanë parë. Po ashtu, mësohet se ata kanë hartuar raport dhe për testin e fazës së parë, ku dyshohet se kemi të bëjmë me manipulime.

Prania e vëzhguesve është pohuar dhe nga vetë KLGJ në një njoftim për mediat. 

Në datë 25 prill 2024, në ambientet e Parkut Olimpik, u organizua provimi i parë i fazës së dytë të provimit të pranimit, test profesional bazuar në 5 (pesë) teza të përzgjedhura rastësisht nga konkurrentët e pranishëm në sallë. Provimi nisi rregullisht, sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Shkollës.  Në provim nuk u paraqit 1 (një) konkurrent dhe 1 (një) konkurrent tjetër e ndërpreu provimin në nisje të tij për arsye personale. Për këtë rast u mbajt procesverbal sipas Rregullores së provimit.

Provimi zgjati 3 (tre) orë dhe u zhvillua nën monitorimin e Shkollës së Magjistraturës dhe monitoruesve të jashtëm nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Europës, OSBE dhe INL. Në përfundim të provimit, u realizua procesi i sekretimit të tezave të provimit, në prani të konkurrentëve.

Nuk pati asnjë ankesë nga ana e konkurrentëve.

Dita e dytë e fazës së dytë të provimit të pranimit, testim profesional bazuar në 3 (tre) raste praktike nga e drejta civile, e drejta penale dhe e drejta administrative, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 29 prill 2024, ora 11.00, në ambientet e Parkut Olimpik, Tiranë”, njofton Shkolla e Magjistraturës.

Sipas burimeve, ndërkombëtarët janë skandalizuar nga ajo që ndodhi me fazën e parë dhe kanë kërkuar të përsëritet testi. Por duete se Arben Rakipi ka vijuar me bëmat e tij, duke futur në sistem punonjës të qeverisë Rama dhe njerëz të lidhur me politikën. /Pamfleti

Lini një Përgjigje