TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 21:49

Përplasja e Ramës me drejtuesit e RAI3, Andi Bushati: U soll si autokrat në Itali, harroi si sillet një kryeministër perëndimor!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e Ramës me drejtuesit e RAI3, Andi Bushati: U soll si

Analisti Andi Bushati ka komentuar përplasjen e kryeministrit Rama me drejtuesit e programit Report në Rai 3 dhe telefonatën me drejtuesin e Rai.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se Rama e ka humbur shqisën e të kuptuarit se si duhet të sillet një kryeministër në botën perëndimore, ndaj e telefonoi personalisht drejtorin e Rai, duke harruar se nuk po vepronte në një vend si Shqipëria ku median e ka në shërbim.

"Në botën perëndimore, politikanët në detyrë që kapen me ndërhyrje të tilla, detyrohet deri të japin dorëheqje. Gjëja që bën përshtypje, nuk janë faktet që në i dinim, por e rëndësishme është si reagon pushteti ndaj një kritike të ashpër. Jemi mësuar me një Edi Ramë, që e con Ambrozia Metën në riedukim, i vë Irfanit Tritolit, gazetari që i bën pyetje të vështira nuk shkel më në konferencat e tij, që mbyll Agon Channel. Pra një njeri të paaftë të përballet me faktet që shkojnë kundër narracionit të tij.

Edi Rama është kryeredaktor i lajmeve të televizioneve më të mëdhenj, për lajmet, për temat e emisioneve. Duke e bërë për dhjetë vjet në Shqipëri këtë gjë, ka humbur receptorët, se si sillet një lider në botën demokratike. Pra, tentoi të sillet si autokrat edhe në Itali, prandaj shkaktoi këtë reagim të çmendur, që deputetë, senator në Itali, gazetarë, thonë cësht ky fyell që tenton të ndikojë mbi RAI, për një gazetar që është i lirë dhe i pavarur.

Në të gjithë botën demokratike, Presidentë dhe kryeministra, komunikojnë përmes njerëzve të PR, sepse mund të bëjnë gafa. Të dyja këto gjëra, tregojnë që pas dhjetë vitesh, njeriu që drejton si Erdogan, Erdoganizohet edhe në veprime. Mediat perëndimore na tregojnë se si duhet të reagojmë ne në Shqipëri, kur Rama sillet po njëlloj edhe me kolegun.

Në Shqipëri, televizionet me mbi 90% të audiencës nuk i flasin publikut për këto gjëra. Flasin për çmendinë e Ilir Metës, por e kanë të ndaluar të trajtojnë këto tema. Edhe për dokumentarin e RAI, 2-3 TV e kanë trajtuar. Pa dhënë lajmin, transmetojnë përgënjeshtrimin. Pra, kur në një media të madhe thuhen disa të vërteta, njeriu që jeton në realitet të rremë, padyshim tërbohet. Nëse Ilir Meta çmendet se ka 30 vjet që nuk kërcënohet nga drejtësia, por tani po i vjen kërcënimi, Rama çmendet kur përballet me realitetin", tha Bushati.

bushati

Lini një Përgjigje