
Deputeti Dashamir Shehi ka komentuar investigimin e emisionit italian në “RAI3”, ndërsa tha se ky emision, sipas tij i hoqi llakun një mobiljeje të vjetër.
Shehi deklaroi se Rama ka bërë shumë për të mbuluar “zullumet” e veta, që të krijojë imazh të mirë në Evropë.
“Çfarë ka bërë Rama me dëshirën për të mbuluar zullumet e veta dhe për të krijuar një imazh të mirë në Evropë. Ky ka ngritur një skudo mediatike si ajo në Izrael që të mos hyjnë raketat. Rai3 i çau skudon dhe janë në panik. A është një gjë e mirë? Si shqiptar nuk më vjen mirë, por ajo që thotë ai zotëria janë 1% e asaj që ndodh në Shqipëri. Sado Rama me të vetët mundohet ta mbulojë, nuk mbulohet pasi ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë”, theksoi Shehi për News24.
Shehi theksoi se emisioni italian, sipas tij i hoqi llakun një mobiljeje të vjetër.
“Ndërkombëtarët, disa i blen dhe projektohet imazhi i mirë për Shqipërinë. Ky e ka përthyer se kjo është Shqipëria e këtij dhe imazhi është se e ka bërë ky, thua Rama e ka bërë Vjosën. Mbrapa këtij llaku të kotë qëndron një mobilje e vjetër, e kalbur”, u shpreh Shehi.
“Kanë dalë sa të duash, por kjo e Rait bën përshtypje. Ai tha se ka ministra që janë në burg, që është e vërtetë. E vetmja gjë që tha ai se unë nuk e dija që ai italiani i Interpolit ishte në këtë valle. Po të më pyesnin do të tregoja disa të tjera. Në Bashkinë e Tiranës janë gjysma e drejtorëve në burg. Ata po godasin një marrëveshje për të cilën edhe ne kemi dyshimet tona”, shtoi Shehi
Lini një Përgjigje