TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 21:54

Invetigimi i 'RAI3' dhe nervozizmi i Ramës, Mërtiri zbulon përse nuk u përfshi në replika Meloni!

Shkruar nga Pamfleti

Invetigimi i 'RAI3' dhe nervozizmi i Ramës, Mërtiri zbulon

Analisti Ergys Mërtiri duke folur rreth “përplasjes” së kryeministrit me Rai 3, pasi televizioni italian  publikoi një dokumentar ku flet për korrupsionin në Shqipëri, zbuloi pse nuk ka asnjë reagim nga ana e Melonit.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Mërtiri tha se akuzat e ngritura në dokumentar, janë akuza që qëndrojnë dhe prandaj sipas tij kryeministri Rama reagon.

Ai shtoi se ndonëse qëllimi i dokumentarit italian nuk ka qenë goditja e qeverisë së tij, por kritik ndaj qeverisjes së Giorgia Melonit. Mërtiri tha se duhet vënë re që Meloni nga ana e saj është treguar shumë e qetë në lidhje me këtë dokumentar.

Rama thotë po cenohet Shqipëria. Ti kur kapen anëtarë të qeverisë thua nuk e ka fajin kryeministri, kur kapen nga të huajt njerëz nga qeveria, e paska fajin Shqipëria. Rama ka hyrë në këtë betejë sepse i ka djegur lëkura e tij dhe kërkon të shpëtojë fytyrën dhe lëkurën e tij. Pastaj, pse nuk përfshihet Meloni aty?

Në fakt ky dokumentar nuk ka për qëllim të godasë Ramën, pavarësisht se përmend të vërteta për Ramën, qëllimin e kanë të godasin Melonin. Por kryeministrja e Italisë duket shumë më e qetë se kryeministri Rama. Duket që kryeministrit Rama ka çfarë i “djeg” prandaj i del në ballë një dokumentari që godet kryeministren e Italisë”, tha Mërtiri.

mërtiri

Lini një Përgjigje